Mediu: Të bashkuar kundër ndikimit rus dhe Kinez në Ballkan

Mediu: Të bashkuar kundër ndikimit rus dhe Kinez në Ballkan

12:05, 27/11/2022
A+ Aa A-

Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi sot se policia ka nisur kontrollin e detajuar të zonës afër pikës kufitare Horgosh, mes Serbisë dhe Hungarisë, për shkak të një raportimi se emigrantët po “shtinin ndaj njëri- tjetrit” në atë zonë.

“Dy shtete dhe një komb i ndarë. Shpresoj që një ditë do të jemi sërish bashkë shqiptarë të bashkuar në Europë”.  Me këtë mesazh e nisi fjalën e tij në Kuvend, kreu i Partisë Republikanë Fatmir Mediu në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve Shqipërisë  e Kosovës.

Nga shpopullimi, përgjegjësitë brenda kombit te situata në rajon dhe ndikimi rus e kinez në Ballkan ishin problematika që vuri theksin kreu republikan si një emergjentë që kërkon zgjidhje.

E kemi detyrim ndaj historisë e të ardhmes ndaj atyre që sakrifikuan jetën dhe atyre që bënë histori, heronjtë e UÇK-së që janë padrejtësisht në Hagë. Kemi detyrim ndaj të gjithë shqiptarëve. Arritjet kanë në themel punën dhe sakrificën por edhe mbështetjen e aleatëve tanë më të mëdhenj. Para nesh shtrohet detyrimi sa demokraci, liri e të drejta gëzojnë shqiptarët? Sa besim kanë shqiptarët që atë që i ka falur zoti ta kthejnë në mundësi për të ndërtuar lumturinë e  tyre? Si mund të ndalim eksodin masiv? Largimi i të rinjve e të reja si mund të ndalojmë këtë hemorragji të kombit tonë, si duhet t’i kthejmë ata? Ne të ruajmë vlerat  më të mira të traditës shqiptare dhe mos të shndërrohemi në numra”.

Mediu tha se Serbia dhe Rusia kërkojnë të krijojnë tensione në rajon, ndërsa theksoi nevojën për të ndaluar influencën e Kinës dhe Rusisë në Ballkan.

“Serbia dhe Rusia kërkojnë të krijojnë tensione, Serbia provokon. Planet e BE dhe SHBA, dialogu për zgjidhjen përfundimtare duhet të na bashkojë si shqiptarë, nuk mund të kërkojmë kuptim me të tjerët pa pasur kuptim mes vetes tonë. Kombi nuk është trofe politik, por mbi çdo politikë. NATO e vendosi prioritet Ballkanin dhe përcaktoi Rusinë e Kinën si kërcënim që janë fuqishëm prezentë në Ballkan dhe në aleancë me Serbinë. Çdo hapje jona të ndalojë influencën e Kinës dhe Rusisë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco