Protestë në Laprakë për mbrojtjen e pronave, banorët: Kontrata e Veliajt, hileqare

15:27, 26/11/2022
A+ Aa A-

Këtë të shtunë banorët e Laprakës kanë dalë në protestë kundër shembjes së banesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Ata kundërshtojnë firmosjen e kontratës që u ka ofruar Bashkia, duke argumentuar se kjo marrëveshje është në dëm të tyre. Më 5 dhjetor ata do ia drejtojnë kërkesat edhe Ambasadës së BE.

Banorë të Laprakës janë ngritur në protestë këtë të shtunë kundër shembjes së banesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe, mbi të cilat bashkia e Tiranës ka plane të tjera zhvillimi urbanistik.

Banorët kundërshtojnë me forcë kontratën që bashkia u kërkon ta firmosin, pasi thonë se është në dëm të tyre, ndërsa trajtimin e ofruar nga bashkia, e konsiderojnë diskriminues.

Banorët kanë disa kërkesa drejtuar pushtetit vendor e qendror. Teksa paralajmërojnë se do të ketë ashpërsim të protestave, banorët e prekur nga këto projekte më 5 dhjetor do i drejtohen me kërkesat e tyre edhe Ambasadës së BE.

Gazetare: F. Çela
Operator: A. Shkalla
Montazhier: H. Maloku

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco