Protesta e 6 Dhjetorit, BE: S'jemi të shqetësuar! Respektoni liritë e qytetarëve

19:05, 25/11/2022
A+ Aa A-

Bashkimi Europian nuk është i shqetësuar për protestën e opozitës të thirrur më 6 Dhjetor. Edhe pse atë ditë Tirana mirëpret liderët e vendeve anëtare të BE-së, për Brukselin protesta e opozitës jo vetëm që nuk përbën sheqetësim, por i bëhet thirrje autoriteteve shqiptare që të garantojë sipas ligjit të drejtën e qytetarëve për të protestuar të lirë. Në një reagim të Brukselit për mediat thuhet se: “Ne kemi besim se si mikpritës, autoritetet publike shqiptare do të sigurojnë zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të samitit, duke respektuar ushtrimin e ligjshëm të lirive nga qytetarët”.

Bashkimi Europian e konsideron protestën e thirrur nga opozita në 6 dhjetor si një ushtrim i lirive të ligjshme të qytetarëve, që duhet të respektohet nga autoritetet, pavarësisht se në të njëjtën ditë zhvillohet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Në një përgjigje per mediat, përfaqësuesit e Brukselit shpjeguan se presin garantimin e sigurisë së samitit nga autoritetet shqiptare, duke respektuar njëkohësisht protestën e opozitës.

“Kjo është hera e parë që samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet në rajon, duke i dërguar një mesazh të fortë Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor për rëndësinë e tyre gjeostrategjike për BE-në. Ne kemi besim se si mikpritës, autoritetet publike shqiptare do të sigurojnë zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të samitit, duke respektuar ushtrimin e ligjshëm të lirive nga qytetarët”.

Partia Demokratike do të organizojë një protestë më 6 dhjetor, ditë në të cilën në Shqipëri do të mbahet edhe samiti BE-Ballkan Perëndimor. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se protesta e opozitës do të jetë në mbështetje të vlerave europiane dhe kundër abuzimeve të qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco