Më 6 dhjetor, shqiptarët do të komunikojnë direkt me Brukselin! Kanë shumë për të thënë...

Më 6 dhjetor, shqiptarët do të komunikojnë direkt me Brukselin! Kanë shumë për të thënë...

18:06, 25/11/2022
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu

Më 6 dhjetor, shqiptarët do të komunikojnë nga Bulevardi direkt me Brukselin! Dhe kanë shumë për të thënë…

Një mundësi e veçantë kjo atë ditë për të shprehur aspiratën tonë të madhe për Europë e Perëndim, falenderuar Brukselin e liderat europiane për:

- Vendosmërinë në integrimin europian të Shqipërisë e Ballkanit Perëndimor.

- Çuarjen përpara të projekteve të BE siç është Procesi i Berlinit, TPR etj, të vetmet që jo vetëm mundësojnë bashkëpunimin midis 6 vendeve tona, por dhe na afrojnë me standartet europiane. 

- Qëndrimi gjithmone dhe me te qarte te institucioneve europiane kunder atyre projekteve, qe bien ndesh me parimet e BE, me rrugetimin tone drejt Europes, sic eshte ne radhe te pare Ballkani i hapur i Vucic, etj.

- Por dhe per t’i evidentuar Brukselit, qartësuar më tej atë me problemet e mëdha që kanë mbërthyer Shqipërinë si pasojë e keq qeverisjes së regjimit:

- Për shkeljen nga ky regjim të vlerave, lirive e parimeve europiane.

- Për lidhjet e rrezikshme të autokratit të Tiranës me autokratët e Lindjes, që tejkalojnë marrëdhëniet normale midis shteteve, duke u konfiguruar me pozicionime të thella vartësie, vizione anti europiane etj. 

- Për atë që shqiptarët, njëlloj si PE, konsiderojnë të rrezikshme për interesat tona projektet, që nuk implementohen nga Brukseli, siç është Ballkani i hapur.

- Për të argumentuar rreziqet e mëdha për vendin tonë, që vijnë nga korrupsioni galopant shtetëror, lidhjeve të tij me krimin, trafiqet etj.

- Për të evidentuar para Brukselit shkeljet e rënda të demokracisë në Shqipëri, që po çojnë në konsolidimin e një regjimi të korruptuar, anti-demokratik me fytyrë nga Lindja, burim i varfërisë e privimeve të mëdha për shqiptarët. 

- Të gjitha këto, por edhe më shumë, si faktorë të cilat po detyrojnë shqiptarët të braktisin vendin e tyre, duke marrë rrugët e emigracionit.

Prandaj më 6 Dhjetor shqiptarët nuk mund të humbin një “bashkëbisedim” të tillë me Brukselin, prandaj ata nuk mund të mungojnë atë dite në Bulevard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco