Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Armiqësore me Ramën! Të dalim të gjithë në orën 12:00

15:56, 25/11/2022
A+ Aa A-

 

Lideri i opozites Sali Berisha deklaroi se protesta e 6 dhjetorit do të jetë miqësore me Bashkimin Europian dhe armiqësore me Kryeministrin Rama. Berisha falenderoi Komisionin Europian dhe përfaqësinë në Tiranë për qëndrimin e tyre dhe theksoi se protesta është mbështetje për vlerat europiane. Ndër të tjera, Berisha u bëri thirrje qytetareve dhe bizneseve të mos investojnë asnjë lekë në projektin e Portit të Durrësit.  Ndërsa “Një kandidat, një pallat” i cilësoi Berisha kandidaturat e Alibeajt për zgjedhjet e 14 majit.

Për protestën e 6 dhjetorit që do të zhvillohet para godinës së kryeministrisë në orën 12:00, lideri i opozitës Sali Berisha, e deklaroi se do të jetë pro-europiane, ku qytetarët do i tregojnë liderëve të Bashkimit Europian abuzimet e qeverisë socialiste. Në konferencën me gazetarët, Berisha përshëndeti deklaratën e Bashkimit Europian për protestën, si dhe bëri me dije se në 6 dhjetor nuk ka skenarë kundër liderëve të BE-së por kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Samitin e Liderëve të Bashkimit Europian dhe atyre Perëndimor, Berisha e shikon si një kundërpërgjigje edhe për projektin e Ballkanit të Hapur që mbështetet nga Edi Rama.

Marrëveshja e Portit të Durrësit që u kalua në Palrament në orët e para të mëngjesit, Berisha e cilësoi një aferë korruptive. Ai akuzoi Kryeministrin Rama dhe Lulzim Bashën se qëndrojnë pas kësaj afere dhe u bëri thirrje qytetarëve e bizneseve të mos investojnë asnjë lekë në këtë projekt.

Për kandidatët që do të nxjerrë Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha deklaroi se ata janë në shërbim të Edi Ramës. Sa i takon çështjes së logos së PD-së, Berisha theksoi edhe njëherë që nuk do të lejojë asgjesimin e opozitës nga Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco