Qeveria dërgon në Kuvend projektligjin për gradat honorifike për sportistët elitarë

Qeveria dërgon në Kuvend projektligjin për gradat honorifike për sportistët elitarë

13:11, 23/11/2022
A+ Aa A-

Qeveria ka miratuar vendimin për të dërguar në parlament një projektligj sipas të cilit do të vlerësohen me grada honorifike ushtarake sportistët elitarë të vendit.

Vendimin e njoftoi ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

“Vendosjen në ligj të gradave honorifike për sportistët elitarë. Natyrisht ka një renditje dhe nivel të ndryshme gradash, kolonel, nënkolonel dhe major, që në vartësi të rezultateve e përfitojnë këtë gradë. Sportistët e mbajnë gradën honorifike dhe përfitimet financiare sipas gradës, deri në daljen në lirim, njëlloj si për të gjithë ushtarakët. Ligji do të kalojë në komisione dhe parlament dhe d të kemi ceremonitë për të vlerësuar sportistët tanë”, tha Peleshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco