Përmbytjet/ PD: Buxheti parashikon shpenzime luksi, asgjë për fermerët

Përmbytjet/ PD: Buxheti parashikon shpenzime luksi, asgjë për fermerët

12:41, 23/11/2022
A+ Aa A-

Partia Demokratike doli me një deklaratë zyrtare pas përmbytjeve të fundit të tokave.

Drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në PD, Gjok Vuksani, tha se projekt-buxheti i vitit 2023 ka planifikuar shpenzime luksi dhe asgjë për fermerët dhe bujqësinë

DEKLARATA E PLOTE

Shqipëria përmbytet sa herë bie një ditë shi, dhe këtë fatkeqësi ciklike nuk duhet t’ia lëmë dorës së Zotit, por dorës së robit në arkën e shtetit dhe në xhepin e çdo shqiptari.

Një shembull i kësaj kleptokracie dhe shpërfilljeje totale është edhe vendimi i Ministrisë së Bujqësisë për të përdorur miliona lekë për zyra luksoze, kondicionerë të serisë së fundit, makina etj.

Kështu, në projekt-buxhetin e vitit 2023, janë planifikuar shpenzime qe s’kanë asnjë lidhje me bujqësinë dhe fermerët. Jo vetëm kaq, por harrohen dëmet ciklike që i vijnë fermerëve dhe blegtorëve nga përmbytjet në disa zona të vendit, siç e pamë në Shkodër, Lezhe dhe Durrës.

Më poshtë një listë harxhimesh që Ministria e Bujqësisë nuk ka përtuar të fusë në buxhet për vitin që vjen:

1-Blerje pajisjesh kompjuterike dhe zyrash për aparatin e MBZHR- 7 milion lek

2-Rikonstruksion i sallës së mbledhjeve - 4 milion lek

3-Ndërtim godine dhe mobilim zyrash për Drejtorinë e Përgjithshme te AKVMB - 51 milion lek

4-Ambiente të rikonstruktuara për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit…                       

5-Përmirësimi i sistemit te menaxhimit te informacionit për skemat kombëtare AZHBR -187 milion lek

6-Sisteme online per skemat IPARD dhe sisteme te reja - 163 milion lek

6-Blerje kondicionerësh - 1,2 milion lek

7-Blerje 7 automjetesh - 3,3 milion lek

8-Pajisje për furnizim energjie te pandërprerë (bateri + inverter) - 9,6 milion lek                              

9-Rikonstruksion i dhomës së serverit - 20 milion lek

10-Pajisje kompjuterike në AREB - 4,2 milion lek   

11-Blerje pajisjesh kompjuterike, laboratorike dhe mekanike per disa QTTB - 15,8 milion lek

12-Rikonstruksione në disa QTTB.

Të gjitha këto kapin shumën e 466 milion lekëve. Të gjitha shpenzime, jo investime. Është stili i kësaj qeverie që shpenzon dhe nuk investon, sepse i intereson xhepi i vet dhe jo mbarëvajtja e vendit.

Për ato që mund të konsiderohen investime qeveria Rama ka një objektiv me qitje të largët.

Sipas skemës qeveritare “Vepra të mbrojtjes nga përmbytja të rehabilituara/ndërtuara (argjinatura gjatësore dhe panele tërthorë) me një total prej 300 km do te ndërtohen nga 35% në 39% në vitin 2025”.

Pra, vendi do të vazhdojë të përmbytet, sepse i duhen edhe 17 vite me buxhetin e parashikuar nga Ministria e Bujqësisë që të ndërtohet dhe rehabilitohen të gjitha argjinaturat.

Me një qeveri të tillë, Shqipëria e ka dhe do ta ketë kryet nën ujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco