VIDEO-SYRI TV/ Deputetët e PS refuzuan 1 minutë heshtje, indinjohen ish-të përndjekurit politikë

12:37, 23/11/2022
A+ Aa A-

Refuzimi për të mbajtur një minutë heshtje nga deputetët e Partisë Socialiste në seancën e fundit parlamentare, për  38 intelektualët e vrarë më 16 nëntor 1944 nga komunistët, në vigjilje të çlirimit të kryeqytetit, ka shkaktuar indinjatë te ish-të përndjekur politikë.

Më anë të një deklarate për media, anëtarë të Shoqatës së të përndjekurve i kërkojnë opozitës që këtë të enjte mos të lejojnë fillimin e seancës plenare pa kërkuar falje deputetët e mazhorancës për refuzimin e nderimit të të vrarëve nga komunizmi.

Përfaqësuesi i tyre tha: “Imazhi i kësaj skene, sa primitive aq dhe ofenduese ka tronditur mbarë opinionin shqiptar, në veçanti familjet tona që provuan plumbin komunist dhe sot, pas 32 vjetësh, pluralizëm po përjetojnë urrejtjen e trashëgimtarëve të komunizmit. Si është e mundur që këta deputetë tregojnë narcizmin e tyre ideologjik diktatorial duke përçmuar jetët e pushkatuara pa faj?!

Kush ua jep të drejtën këtyre deputetëve të fyejnë jetët njerëzore?! I kërkojmë nesër opozitës në parlament të mos zhvillohet seanca parlamentare pa kërkuar falje ata deputetë që me paturpësinë më të madhe nuk u ngritën të mbanin një minutë heshtje.”  

Deputeti i PD, Belind Këlliçi në atë seancë, që bëri propozimin, u ndesh me kundërshti nga Nënkryetarja e Kuvendit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

greg andoni23/11/2022 13:57

Jane pjerdhje komunizmi...prandaj. por kjo nuk do te thote qe duhet ti lejojme ne pushtet dhe per aq me teper ti kerkojme te na thone falje... familja ime akoma ka ceshtje me pronat e tyre.

Shto koment

Denonco