VIDEO/ 'Rama dhe Veliaj u vërsulin qytetarëve trafikantët e drogës'

11:45, 23/11/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, njëherazi kandidat në primaret për Bashkinë e Tiranës, ka publikuar një denoncim nga Kombinati, ku trafikanti Gent Alizoti, i cili me urdhër të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt ka kërcënuar dhe goditur djemtë e familjes Bala në "Rrugën e Qelqit", me qëllim për t’i larguar nga prona e tyre, që të fillojë prishja e pallateve.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se ‘në një kohë kur Rama me Veliajn, pas 9 vitesh në pushtet, bëjnë sikur luftojnë me shumëkatëshat pa leje, qytetarëve u vërsulin trafikantët e drogës që i kanë nën sqetull prej vitesh’.

Postimi i plotë:

DENONCIM NGA KOMBINATI 

Genti Alizoti është dënuar për trafik droge dhe arrestuar më 28 qershor 2006 teksa transportonte 50 kg drogë.

Në vitin 2009 u lirua me kusht. Është ky person që shihni në video duke kërcënuar dhe goditur djemtë e familjes Bala në "Rrugën e Qelqit", me qëllim për t’i larguar nga prona e tyre, që të fillojë prishja e pallateve. Policia e Shtetit është njoftuar për rastin në fjalë por nuk ka reaguar në kohë.

Në emër të lidhjeve të ngushta me Rilindjen, Genti Alizoti del sërish në skenë si "përmbarues" i aferave të Bashkisë Tiranë me rindërtimin. Ai i valëvit banorëve një fotokopje të vendimit nr. 151 të Këshillit Bashkiak, i dt. 24.11.2021, për prishjen e pallatit nr. 7 (136) në "Rrugën e Qelqit", Kombinat. 

Të detyruar, banorët e kanë çuar vendimin në gjykatë me çështjen e regjistruar më dt. 26.10.2022.

Në një kohë kur Rama me Veliajn, pas 9 vitesh në pushtet, bëjnë sikur luftojnë me shumëkatëshat pa leje, qytetarëve u vërsulin trafikantët e drogës që i kanë nën sqetull prej vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco