VIDEO/ Protesta e 6 dhjetorit, Meta në selinë e PD-së, takim me Berishën

10:44, 23/11/2022
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shkuar në selinë e PD mëngjesin e sotëm. Raportohet se Meta është takuar me kryedemokratin Sali Berisha.

Takimi vjen pak ditë para protestës së paralajmëruar të 6 dhjetorit, ndërkohë që në fokus të diskutimeve pritet të jenë dhe primaret, aksioni opozitar dhe zgjedhjet e 14 majit.

Më 6 dhjetor në Shqipëri do të zhvillohet samiti i liderëve të BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Kujtojmë se me datë 27 të muajit tetor, pas një takimi që zhvilluan kokë më kokë, Sali Berisha dhe Ilir Meta nënshkruan marrëveshjen që i hap rrugë bashkëpunimit të dy partive aleate në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Partia Demokratike dhe ajo e Lirisë do të dalin në betejën e rradhës elektorale me kandidatë të përbashkët që do të përzgjidhen nga primaret  dhe se Këshillat Bashkiake do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e saj përbëjnë shumicën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco