'Absurditeti i Bashkisë së Tiranës’ Braimllari: Me porosi të Erion Veliajt 200 studentë lihen në qiell të hapur

'Absurditeti i Bashkisë së Tiranës’ Braimllari: Me porosi të Erion Veliajt 200 studentë lihen në qiell të hapur

10:05, 23/11/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një status të tij ka denoncuar një rast absurd të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Braimllarit me porosit të Veliajt, Drejtoria e Rezidencës Studentore Nr.1 ka urdhëruar rreth 200 studentë të largohen nga konvikti në mes të motit të keq, për arsye rikonstrukturimi.

Por më e keqja qëndron në faktin se atyre nuk iu është siguruar një vend tjetër strehimi, sipas Braimllarit.

Nënkryetari i PL-së shton më tej se ky është një tjetër vendim arbitrat dhe jo human i Bashkisë së Tiranës, e cila ashtu si edhe në rastin e të prekurve nga tërmeti kërkon të lërë në qiell të hapur dhe 200 studentë.

Postimi i plotë i Endrit Braimllari:

200 studentë urdhërohen të lënë konviktin ne mes te motit te keq me porosi të Erion Veliaj

Absurditetet e Bashkisë së Tiranës nuk kanë të sosur.

Sikur të ishte e mbytur në punë dhe të mos kishte kohë gjatë verës, bashkia e Tiranës nëpërmjet Drejtoria së Rezidencës Studentore Nr.1 ka urdhëruar rreth 200 studentë të largohen deri në 30 nëntor nga konviktet 4 dhe 14.

Sipas njoftimit të Drejtorisë përkatëse studentët duhet të largohen për shkak të restaurimit të godinave, por pa ju siguruar vend strehimi tjetër.

Ky është një tjetër vendim arbitrar dhe jo human i Bashkisë së Tiranës, e cila ashtu si edhe në rastin e të prekurve nga tërmeti, kërkon të lërë në qiell të hapur 200 studentë.

Ne duhet t’i themi jo arrogancës së kryebashkikut në ikje dhe t’I kthejmë qytetit bashkinë që duan.

Më 14 Maj bashkia do u kthehet qytetarëve, ndërsa këshilli Bashkiak do të kthehet në një parlament të vërtetë llogaridhënie.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco