Zgjedhjet për kreun e FRPD, del rezultati i votave në Kukës, Dibër e Mirditë

Zgjedhjet për kreun e FRPD, del rezultati i votave në Kukës, Dibër e Mirditë

18:47, 01/10/2022
A+ Aa A-

Ka përfunduar procesi zgjedhor për zgjedhjen e kreut të FRPD-së në Dibër, Kukës dhe Mirditë.

Mësohet se në Dibër Mariglend Doçi ka marrë 38 vota, Besat Xhaferi 14 vota, Arnold kariqi 22 vota, Barbara Doda 13 vota, Alesia Balliu 7 vota ndërsa 1 votë e pavlefshme. Në total kanë votuar 102 anëtarë të FRPD nga 159 që ishin në listë.

Sa i përket Kukësit, Besart Xhaferi kryeson me 117 vota, Arnold Kariqi 27 vota, Artion Bajramaj 18 vota, Mariglend Doçi 5 vota, Barbara Doda 8 vota dhe Alesia Balliu 2 vota.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në Mirditë. Mariglend Doçi 68 vota, Barbara Doda mori 7 vota, Besart Xhaferi 2 vota, Alesia Balliu 1 votë, Arnold Kariqi 0 vota dhe Artion Bajramaj 0 vota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco