Eksperti për fashën 800 kilovat: Tarifat i përcakton ERE! Rama u tërhoq pas tenderit 34 mln € të KESH

17:38, 01/10/2022
A+ Aa A-

Eksperti i energjisë, Azmer Duleviç, komentoi në edicionin e pasdites me Eneida Ndocin në Syri Tv lojën e qeverisë me fashën 800 kilovat për energjinë elektrike. Duleviç është i mendimit se janë bërë lojëra fjalësh nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

"Rama dje tha se fasha nuk do aplikohet. Në mbrëmje ERE tha se do fillojë zbatimi nga 1 tetori. Jo më larg se sot, Rama tha se fasha do aplikohet, jo në tetor, por në fillim të nëntorit. Fasha, nëse nuk mblidhet ERE për ta anuluar, mbetet në fuqi. Duhet ta anulojë ERE. Fashat nuk i vendos Rama."-tha Duleviç.

Sa i përket mënyrës së vendosjes së fashës, eksperti tha se lajmi i mirë për qytetarët është mosaplikimi i saj për muajin tetor. Më tej ai deklaroi se shtyrja e fashës për muajin nëntor, lidhet me një tender të KESH me një fond prej 34 mln eurosh.

"Kjo ka të bëjë dhe me një tender që KESH ka bërë pak ditë më parë për sigurimin energjisë elektrike për 30 për qind që ne na mungon. Pra total prej 34 milionë euro është siguruar energji nga data 1 tetor deri më 31 tetor."-tha Duleviç.

Më tej ai tha se tenderi është bërë në ditën kur çmimi i energjisë elektrike duke iu referuar burës hungareze, ka qenë më i lartt.

“450 euro megavat orë, nëse do ishte blerë më herët, do ishte marrë 100 euro më pak. Duhet të merren masa për keqmenaxhimin e energjisë"-tha eksperti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni01/10/2022 17:51

Si nuk zhgenjeni asnjeher. Po e keni gjet kete Dulevicin. Apo Marashin e kqz.po perpiqeni maksimalisht qe te arrini 10% te votave. Sa here na prishet mendja me votu Salen na nxirrni Duleviçin, Flamur Noken ej

Shto koment

Denonco