Mbyllja e shkollës ‘Mehmet Akif’, Rama thotë se urdhrin nuk e ka dhënë Erdogani

Mbyllja e shkollës ‘Mehmet Akif’, Rama thotë se urdhrin nuk e ka dhënë Erdogani

14:34, 23/09/2022
A+ Aa A-

Pas mbylljes së Shkollës ‘Mehmet Akif’ me urdhër qeverie, ka reaguar edhe Edi Rama.

Ky i fundit, duke dashur të justifikojë vendimin, shkruan se shkolla është mbyllur për shkak se ka ndryshuar godinën pa njoftuar.

Rama thotë se, nuk është e vërtetë që shkolla është mbyllur pas urdhrit të Erdogan.

‘Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një licence shkolle si plot të tjera më parë.

Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standardet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e licencës.

Përdorimi i fëmijëve pastaj për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi’, shkruan Rama në Twitter.

Gjatë mëngjesit të sotëm, edhe ministrja e tij e Arsimit, Evis Kushi shkruante se shkolla u mbyll pasi nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/09/2022 14:43

Edhe kopështi kishte ndërruar godinën?

Shto koment

Denonco