Dokumenti/ Ish-drejtuesi i FBI hetohet për lidhjet ruse, ja kush ishte njeriu që e bashkonte me Ramën

Dokumenti/ Ish-drejtuesi i FBI hetohet për lidhjet ruse, ja kush ishte njeriu që e bashkonte me Ramën

13:45, 16/09/2022
A+ Aa A-

Ish drejtuesi i FBI, Charles MCGongal dhe miku i kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama, janë vënë nën hetim për lidhjet me Rusinë.

Kështu shkruan prestigjozja amerikane Buisness Insaider. Në artikullin e websaitet amerikan te lajmeve financiare, theksohet se ish kreu i i Kundërzbulimit të FBI-së në SHBA, Charles McGonigal, ka përfunduar në radarët e prokurorëve federalë amerikanë për lidhjet e tij me Rusinë dhe qeveri të tjera të huaja, duke përfshire Bosnjë Hercegovinën, Shqipërinë, Kosovën e Malin e  Zi. 

Insider thekson se McGonigal ka lidhje me oligarkun miliarder rus, Oleg Deripaska, i njohur si i preferuari i Putinit. 

Ndërkohë Inseder ka pulikuar edhe një dokument të lëshuar në nëtorm ku kërkohen të dhëna lidhur me ish drejtuesin e FBI, McGonigal dhe një firmë konsulente në hije të quajtur Spectrum Risk Solutions.

Në këtë dokument, janë të përfshirë edhe emra që duket se kanë punuar për llogari te kryeministrit Rama, si Agron Neza dhe Dorian Ducka.

Në dokument flitet edhe në lidhje me pagesat apo dhuratat të Charles MCGongal, nga Agron Neza, Dorian Ducka, ose çdo person i lidhur me qeverinë shqipare. 

Ndërkohë Dorian Ducka nuk  është një emer i panjohur. Ai gjithashtu ka lidhje të afërta me kryeministrin Edi Rama, duke i mundësuar atij takime me zyrtarë të huaj.

Në media ka qarkulluar një foto e Edi Ramës me themeluesin e Facebook, Mark Zuckenber, në takimin e realizuar pikërisht falë Dorian Duckës.

Gjithashtu kryeministri Edi Rama është takuar me deputetin e CDU/CSU, Mark Hauptmann në 2 tetor 2020 në Shqipëri.

Hauptmann është parë teksa del nga kryeministria i shoqëruar nga një emër i njohur për qeveritarët e sotëm dhe ai është Dorian Ducka, një mik i afërt i kryeministrit Edi Rama, i hasur në jo pak “gosti” të brendshme të socialistëve, ku më i spikaturi prej tyre është Taulant Balla i cili njihet si mik i vjetër i tij.

Mark Hauptmann, që u shfaq në skenën e krizës politike, në Berlin, njihet si miku i sponsorizuar i Taulant Ballës dhe të Dorian Duckës, për llogari të Ramës.

Gjithashtu kujtojmë që Dorian Ducka ka qënë pjesë e qeverisë së Edi Ramës si zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfonsi16/09/2022 20:59

Pse nuk thoni se nga erdhi Dorian Ducka? Ai eshte futur nga LSI. Ka qene gjithmone me LSI dhe i ka sherbyer Ilir Metes. Pastaj me vone nisi te beje sherbime edhe per Edi Ramen. Por Ilir Meta eshte padroni i tij prej kohesh. Apo mbase ju del Ilir Meta keq ne fotografi pastaj? Opozite bythe

Shto koment

Denonco