Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Meta: Kontrolli i shëndetit psikik dhe mendor emergjent për Ramën

Meta: Kontrolli i shëndetit psikik dhe mendor emergjent për Ramën

14:09, 05/09/2022
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë konferencës për mediat u pyet nga gazetarët nëse do të përkrahë nismën e PS për ndryshimin e ligjit për ish spiunët e Partisë Komuniste.

Meta u shpreh se ky ligj i bërë nga PS është shkelur prej tyre.

Sakaq ai tha se duhet bërë kontrolli i shëndetit mendor dhe psikik i cili është emergjent në mënyrë të veçantë për kryeministrin aktual.

Ilir Meta: Partia e Lirisë dhe Vasili mund t’ju njohë vetë lidhur me nisma për integritetin e personave publik ku përveç kontrollit të shëndetit mendor dhe psikik i cili është emergjent në mënyrë të veçantë për kryeministrin aktual. Dhe sjellja e fundit është një sjellje antiligjore dhe skizofrenike. Po kështu për testin e drogës për të gjithë politikanët dhe për teste të tjera.

“Ligji për spiunët është një ligj që e ka bërë PS sipas modelit gjoja gjerman, është ligj që e ka shkelur vetë PS me përfaqësuesit e saj në Autoritetin e dosjeve. Qëndrimi ynë si parti e Lirisë dhe i imi si politikan ka qenë hapja e dosjeve për këdo që do të zgjidhet. Për rastin konkret kemi të bëjmë me falsifikim të Ramës dhe gjithë kukullave të tij tek Autoriteti i Manipulimit të Dosjeve. Ky falsifikim është bërë evident."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco