Arkitekti Sakiqi: Këta (komunistët) shpikën teorinë e rrezik-shembjes! Ka humbur kujtesa e Tiranës

19:44, 01/09/2022
A+ Aa A-

Në takimin me kryeun e PD-së Sali Berisha me temë ‘Tirana në rrezik’, arkitekti Orhan Sakiqi, tha se ka humbur kujtesa e këtij qyteti, pasi shembën Teatrin Kombëtar.

Arkitekti Sakiqi solli në vëmendje shprehjen e Umberto Ecos, se ‘Civilizimi i qytetit varet nga kujtesa, e atij qyteti, dhe pastërtia e atij qyteti’.

Orhan Sakiqi: Duke ardhur këtu mu kujtua një shprehje e Umberto Ecos: Civilizimi i qytetit varet nga kujtesa, e atij qyteti, dhe pastërtia e atij qyteti. Fatkeqësisht këto vitet e fundit është humbur kujtesa kolektive.

Unë do të flas për dy shembuj klasikë. I pari është Teatri Kombëtar. Këta (komunistët) shpikën teorinë e rrezik-shembjes. Teatri Kombëtar rrezik-shembje. Ne, inxhinierë e arkitektë firmosëm një deklaratë se nuk është në rrezik shembje. Por në një natë të errët këta e shkatërruan.

Një tjetër objekt është ndërtesa e ATSH-së. Unë flas për këtë sepse kam qenë bashkautor me Maks Velon. Ai arkitekt dhe unë konstruktori. Edhe ajo u prish me rrezik-shembje. U mundova tu shpjegoj se ishte betonarme dhe ishte e para kullë e ndërtuar në vitin 1967.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco