VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Vuçiç zgjedh xhelatin e shqiptarëve të Kosovës si nënkryetar të parlamentit

11:34, 07/08/2022
A+ Aa A-

“Xhelati i shqiptarëve të Kosovës, Bozhidar Deliq zgjidhet nënkryetar i parlamentit të Serbisë. Vuçiç sfidon ligjin ndërkombëtar dhe qytetërimin perëndimor!”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka konsideruar sit si një provokacion të rëndë ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe viktimave të gjenocidit serb në përgjithësi, zgjedhjen e Bozhidar Deliq si nënkryetar të Parlamentit të Serbisë.

Në një reagim sot në fb, Berisha u shpreh: “Në një sfidë të hapur ndaj shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, Aleksandër Vuçiç zgjodhi me votat e partisë së tij, Deliq si nënkryetar të parlamentit të Serbisë.

Bozhidar Deliq është një xhelat i vërtet i shqiptarëve në Kosovë. Ai ishte komandant i brigadës famëzeze së 549 të ushtrisë serbe e cila në Gjakove, Prizren dhe Rahovec sipas veprimtares së njohur të të drejtave të njeriut, Sonja Biserko “ka vrarë mbi 2.174 civilë”. “Prej tyre mbi 450 janë gjetur në varreza masive në Serbi”.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim të Putinit të vogël dhe padronit të Edi Ramës, si një provokacion të rëndë ndaj viktimave të gjenocidit serb, por dhe mbarë botës së qytetëruar.

Me këtë akt të hapur armiqësor ndaj kombit shqiptar, por edhe komunitetit ndërkombëtar, duke shpërblyer xhelatët e masakrave dhe gjenocidit serb, presidenti i Serbomadhisë Aleksandër Vuçiç dëshmon se ka mbetur siç ka qenë, Geobels i Sllobodan Millosheviçit ideator dhe mbështetës i krimeve monstruoze të serbëve ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco