'Mbyllja e e-Albania, si zjarret në hipoteka'/ Vasili: 7 pyetjet që duan përgjigje

'Mbyllja e e-Albania, si zjarret në hipoteka'/ Vasili: 7 pyetjet që duan përgjigje

13:25, 17/07/2022
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili

Bllokimi i shërbimin publik on line, si zjarret në hipoteka të qeverisë në ‘hall te madh’!

Sot Qeveria ka mbyllur shërbimin publik online për ‘sulme kibernetike’ siç po thotë vetë.

Ka disa pyetje që duan përgjigje sot:

1. Kur dolën të dhënat personale, që ishin në duar të patronazhistëve a nuk ishte vetë qeveria, që i nxori dhe i përdori për të grabitur zgjedhjet?

2. Po kur dolën numrat e telefonit dhe targat e makinave pse nuk u shqetësua qeveria apo ishte vetë edhe aty?

3. Po kur dolën rrogat e qindra mijëra qytetarëve a nuk ishte vetë qeveria, që i nxori?

4. A nuk ishte Edi Rama që deklaroi vetë, se do të bënin publike rrogat e qytetarëve?

5. A nuk ishte qeveria që bënte gjoja të paditurin dhe akuzonte gazetarët për nxjerrjen e këtyre të dhënave?

6. A nuk ishte qeveria, që tha kështu ndodh në të gjithë botën dhe bëri sikur nuk kishte ndodhur gjë?

7. Pse nuk ka asnjë të ndëshkuar nga qeveria për daljen e miliona të dhënave personale?

‼Qeveria në mënyrë të trashe po kërkon të legjitimojë dhjetëra milion euro tender për gjoja mirëmbajtjen e AKSH.

Kjo ngjan si dy pika uji edhe me gjoja emergjencën e plehrave, që shpalli qeveria, për të justifikuar hajdutllëkun me inceneratorët.

‼‼Por më kryesorja është se ne kemi parë që marrin ‘flake’ hipotekat dhe prokuroritë atje ku ka dokumente ‘përvëluese’ për qeverinë.

Mbyllja e shërbimeve publike online ngjan si dy pika uji me zjarret  në hipoteka, sepse edhe në këtë rast qeveria, që është në ‘hall të madh’ për shkak të dokumenteve asgjësuese, që po publikohen përditë kërkon të ‘çlirohet’ me çdo mjet prej këtyre dokumenteve.

Ky sigurisht është një mundim i kotë, sepse shejtani tashmë ka dalë nga shishja...!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco