Albin Kurti të hënën në 'Çim Peka Live': Përballë Vuçiçit e Ramës dhe betejat e tij si kryeministër

Albin Kurti të hënën në 'Çim Peka Live': Përballë Vuçiçit e Ramës dhe betejat e tij si kryeministër

19:22, 25/06/2022
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ditën e hënë në mbrëmje do të jetë i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv ku do të flasë për betejat e tij si kryetar i qeverisë.

Ndër çështjet që do të diskutohen do të jetë nisma 'Ballkani i Hapur', nismë të cilën Kurti e ka refuzuar disa herë për t'iu bashkuar dhe duket i vendosur se s'do t'i bashkohet.

Nga ana tjetër ai do të flasë edhe për marrëdhënien dukshëm të ngushtë mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. 

Të gjitha këto, të hënën në orën 20:45 në 'Çim Peka Live' në Syri Tv.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco