'Jemi të çmendur'/ Paloka për deklaratën e Ramës: Kemi një gomar internacional për kryeministër

'Jemi të çmendur'/ Paloka për deklaratën e Ramës: Kemi një gomar internacional për kryeministër

19:08, 25/06/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka ka komentuar përmes një statusi në rrjete sociale deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Forumin Europian pas samitit të Brukselit.

Rama përveç gjuhës së ashpër ndaj Bashkimit Europian, ka thënë se ballkanasit janë të çmendur, por janë edhe të mirë. Sipas Edi Palokës, ne kemi një gomar internacional për kryeministër, duke iu referuar deklaratave të këtij të fundit.

Kujtojmë se kreu i qeverisë prej tre ditësh ka përdorur një gjuhë jo diplomatike ndaj BE-së duke shkelmuar kështu dyert që shqiptarët presin të hapen prej vitesh. Kryeministri ka sulmuar edhe Bullgarinë për veton e vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa bullgarët e quajnë gjuhën e Ramës fyese.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku25/06/2022 20:13

I çmëndur je tii o pallosh zullap e jo ballkanasit, e aq më pak shqiptarët. Por ka vend thënia e Dritëroit: “Në vendim tim në vendin tënd, një i çmendur gjithë vendin e çmënd.”

Shto koment

Denonco