Koncesioni i Butrintit/ Eksperti: Qeveritarët përdorin pushtetin, nxjerrin ligje në interesin e vet

17:40, 25/06/2022
A+ Aa A-

Arkitekti Guri Pani komentoi në edicionin e pasdites me Juli Krisafin në Syri Tv koncesionin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Pani tha se qeveritarët po përdorin pushtetin dhe nxjerrin ligje për të mbrojtur idetë e tyre që s’janë në të mirë të pasurive kulturore.

Më tej Pani tha se Butrinti është një pasuri botërore ndërsa shtoi se duhet të trashëgohet tek brezat e ardhshëm dhe s’është detyra e një parku arkeologjik që të sigurojë të ardhura për shtetin, pasi ka mjaft mënyra të tjera.

"Diskutimet s'kanë të bëjnë me politikën amerikane siç mundohen ta trajtojnë ata që sulmojnë pa të drejtë kulturën tonë, kanë të bëjnë me një person të caktuar.

Fondacioni degjeneroi duke u lidhur me grupe të caktuara të interesit. S'është fondacioni i tërë që degjeneroi, por kreu i saj.

Fondacioni ka vlerat e veta por persona të cakuar në këtë fondacion kanë vlerat e tyre që dëmtojnë fondacionin.

Nuk është detyra e parqeve arkeologjike që të sigurojnë të ardhura ekonomike për shtetin. Shteti ka mënyra të tjera për të ardhura.”-tha Pani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco