Alternativa e Ramës: 'Ballkan i hapur', ose luftë dhe gjakderdhje

Alternativa e Ramës: 'Ballkan i hapur', ose luftë dhe gjakderdhje

11:50, 25/06/2022
A+ Aa A-

“Nëse nuk doni që rajoni ynë të shkatërrohet, mbështesni Ballkanin e hapur”, kjo është thirrja që Edi Rama u ka bërë liderëve të 27 vendeve të Evropës gjatë fjalës së tij në samitin e BE-së me Ballkanin perendimor.

Kryeministri e ka zbardhur vetë të plotë fjalimin e gjatë që ka mbajtur në samit, ndonëse koha që i ishte akorduar për të folur ishte vetëm 3 minuta.

Dhe aty mund të gjendet lehtësisht avokatia që Rama i ka bërë nismës së tij dhe të presidentit serb Vuçiç e cila mban mbi vete dhe një kërcënim: shkatërrimin e gadishullit që gjithmonë është konsideruar si fuçi baroti.

Edhe gjatë konferencës për shtyp, Rama përdori termat, luftë, konflikt, gjakderdhje nëse “Open Balkan” nuk çohej përpara.

Ai qe në sintoni të plotë me Vuçiçin i cili tha se ne nuk duam që rajoni ynë të përfundojë si Ukraina duke qenë në sintoni se e vetmja alternativë ndaj “Ballkanit të Hapur” është lufta.

“Sot, ju bëj thirrje të gjithëve për ta mbështetur pa asnjë mëdyshje Ballkanin e Hapur, nëse nuk doni që rajoni ynë të shkatërrohet sërish përpara syve tuaj, ndërkohë që hëpërhë nuk mund të ofroni asgjë më të mirë sesa karuzeli i cirkut bullgar. Ballkani i Hapur është artikulimi më i pastër i ndjesisë sonë të përkatësisë në Europë. Është përpjekja më e gjithanshme për të krijuar një hapësirë paqeje, bashkëpunimi dhe sundimi të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve në një rajon që rrethohet prej kufijve të BE-së dhe është i ekspozuar ndaj armiqve e konkurrentëve të pamëshirshëm të BE-së”, lexohet në fjalimin që kryeministri ka mbajtur në samit.

Ky presion bëhet në kuadër të një debati të brendëshm të BE, e cila nën trysninë gjermane, nuk e pranon nismën e Ramës dhe Vuçiçit dhe pranon të flasë vetëm për bashkëpunimin e gjashtë vendeve të rajonit (Bosnja, Kosova dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e Open Balkan) nën ombrellën e prosesit të Berlinit.

Fillimisht Edi Rama i bëri thirrje liderëve të BE-së që të mbështesnin idenë e Tiranës dhe Beogradit gjatë samitit që u mbajt në Bërdo të Sllovenisë në tetorin e shkuar.

Aty ai mbajti një fjalim ku vihej re qartë një kërkesë pazar, meqë nuk na afroni me BE-në, na pranoni Ballkanin e hapur.

“Nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të shkojë në BE, BE mund të shkojë në Ballkanin Perëndimor” tha Rama në Bërdo duke arsyetuar: 

“BE -ja mund të na ndihmojë duke mbështetur plotësisht nismën tonë për Ballkanin e Hapur, e cila është një përpjekje e bashkërenduar e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për të parandaluar që Procesi vizionar i Berlinit të bëhet një hije e tij dhe të kthehet në një turne vjetor të samiteve nëpër Evropë që përsëriten si ky samit përsërit atë të 18 viteve më parë, pa dhënë rezultate të prekshme”. 

Por këtë herë, rreth gjysëm viti më pas doza e kërkesës është përforcuar duke kaluar nga lutja në kërcënim. në samitin e së enjtes që shkoi prapa frazave përgjëruese si:

“Më lini t’ju them se Ballkani i Hapur është angazhimi i ri dhe më konstruktivi që mund të gjendet sot në Europë në frymën e një Europe të bashkuar”, fshihej shantazh se nëse kjo nuk bëhet e mundur Ballakni mund të shkojë drejt gjakderdhjes./ Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku25/06/2022 12:49

Lidheni sa më shpejt sa nuk ka shkaktuar katastrofën e pariparueshme.

Shqiptari25/06/2022 12:25

KAQ IDIOTE JANE NATO, SHBA, OSCE DHE BE QE NUK PO E KUPTOJNE ATE QE DIKTATORI KRIMINEL NARKO-SOROSIAN, EDVIN KRISTAQ RAMA, SI ZEDHENESI POLITIK I ALEANCES RUSI-SERBI, PO E THOTE HAPUR FARE SI NJE KERCENIM SHUME REAL PER PAQEN NE BALLKAN DHE NE EVROPE???!!!!!! AI E THA AQ HAPUR FARE, SA EDHE QENI IM KUR E DEGJOI, SHQEU SYTE, NGRITI VESHET DHE LEHU I TMERRUAR!!! OSE NA MBESHTESNI NE PER PROJEKTIN KRIMINAL SOROSIAN RUSO-SERB "BALLKANI I HAPUR" PER KRIJIMIN E MBRETERISE RUSO-SERBE NE BALLKAN, OSE DO TE SHPERTHEJE LUFTA DHE DO TE KETE GJAKDERDHJE NE BALLKAN!!! A KA ME HAPUR, ME TROC DHE ME DREJTPERDREJTE SE SA KAQ, MU PERPARA SURRETEVE TE LIDEREVE TE BE, KE, KiE, OSBE DHE NATO???!!!!!

Shqiptaro-Amerikani25/06/2022 12:17

RAMA, ASHTU SI DIKTATORI ENVER HOXHA, QENKA SHUME DAKORD DHE PASKA FIRMOSUR QE DIKTATORI I SERBISE VUCIQ, TE NISE LUFTEN DHE GJAKDERDHJEN KUNDER SHQIPTAREVE TE KOSOVES, TE PRESHEVES, MEDVEQES DHE BUJANOVCIT!!! VETE EDVIN KRISTAQ RAMA, PO TE ISHTE KRAJLI I SERBISE, JAM 1000% I SIGURTE SE DO TE BENTE KRIME, VRASJE, KRIME DHE GJAKDERDHJE ME TE EGRA NDAJ KETYRE TREVAVE SE SA SERBET!! KAQ SHUME I URREN KETO TREVA DHE KETE POPULL!!! KJO MANI KRIINALE E KRIMINELIT EDVIN KRISTAQ RAMA NUK ESHTE ASPAK NJE DYSHIM!!! AI I KA DHENE FJALEN LAVROVIT DHE VUCIQIT, PER DAKORDESINE E HAPJES SE KESAJ VATRE TE RE LUFTE GJAKATARE NE BALLKAN!! KJO DO TE KRIJONTE NJE VATER TJETER KRIZE HUMANITARE NE EVROPE!!! ESHTE NJE VERBERI EPIKE PER SHBA, KiE, BE, OSCE, NATON DHE OSBE, QE AKOMA NUK E KANE KUPTUAR KETE PLAN DJALLEZOR TE PUTINIT. HAKMARRJA E VUCUQIT NDAJ BE, PER NDALIMIN E LAVROVIT QE TE MERRTE PJESE NE TAKIMIN E BEOGRADIT LAVROV-VUCIQ-RAMA-DODIK-KOVACEVSKI-GJUKANOVIC, ESHTE E PASHMANGSHME NESE NATO NUK DISLOKON SA ME PARE USHTRINE E SAJ NE KOSOVE!! PRITET NGA CASTI NE CAST NISJA E SULMIT USHTARAK TE SERBISE KUNDER KOSOVES!!! NATO! HAP SYTE! EDVIN RAMA PO TA FUT!!! PER CFARE ARSYE TJETER DUHET TE KETE GJAKDERDHJE NE BALLKAN

Shto koment

Denonco