Koncensioni i Butrintit/ Zhupa: Ligji antikushtetues! Në kundërshtim me Konventën e Parisit të vitit 1972

19:51, 01/06/2022
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin Ora 19 në SYRI TV me Juli Krisafin, deputetja e PD-së ka folur për ligjin e menaxhimit të Butrintit dhe zhvillimet në parti.

Zhupa theksoi se nëse ligji përsëri kalon edhe pas mos dekretimit të presidentit, atëherë hapi i radhës do të jetë Gjykata Kushtetuese, duke u shprehur e bindur se ky ligj do të rrëzohet.

Sipas deputetes që e ka denoncuar që në fillim këtë koncesion, ky është një ligj antikushtetues dhe bie në kundërshtim me Konventën e Parisit të vitit 1972 ku thuhet se shtetet duhet të jenë ato që të menaxhojnë pasurinë e tyre dhe trashëgiminë e tyre kulturore dhe të jenë garant të ruajtjes dhe transmetimit të brezave të ardhshëm.

Zhupa: Nëse ligji përsëri kalon edhe pas mos dekretimit të presidentit pasi kam shpresë se edhe këtë radhë presidenti do të jetë në mbrojtje të interesit kombëtar siç ishte edhe në rastin e Teatrit Kombëtar atëherë hapi i radhës do të jetë Gjykata Kushtetuese ku ky ligj jam shumë e bindur se do të rrëzohet, pasi është një ligj antikushtetues dhe bie në kundërshtim me Konventën e Parisit të vitit 1972 ku thuhet se shtetet duhet të jenë ato që të menaxhojnë pasurinë e tyre dhe trashëgiminë e tyre kulturore dhe të jenë garant të ruajtjes dhe transmetimit të brezave të ardhshëm. Dhe për këtë arsye a atakuar në Gjykatën Kushtetuese jam 100% e bindur se ky ligj do të rrëzohet pasi është një ligj antikushtetues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco