Berisha: Të dënohet masakra e Srebrenicës, Vuçiç është Putin i vogël

Berisha: Të dënohet masakra e Srebrenicës, Vuçiç është Putin i vogël

10:27, 12/05/2022
A+ Aa A-

"Në rast se Ballkani sot ndodhet në këtë situatë, në rast se Ballkani nuk ecën drejt BE-së, një nga shkaqet më madhore është qëllimi i gabuar i komunitetit ndërkombëtar ndaj Aleksandër Vuçiç, i cili është frymëzues i gjenocidit serb dhe, pa njohur gjenocidin Serbia, ky njeri është një Putin i vogël , i gatshëm t’i ripërsëritë ato në çdo kohë. "

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar sot që Kuvendi i Shqipërisë të dënojë gjenocidin serb në Bosnjë, nduke mbështetur një nismë të deputetëve të PD-së dhe në fjalën e tij ka theksuar se kjo nismë nuk synon të ndëshkojë gjeneratën e serbëve të sotëm, por udhëheqësit si Presidentin Aleksandër Vuçiç, një frymëzues i gjenocidit e madje “një Putin i vogël”.

“Nisma e deputetë të PD-së, për të dënuar gjenocidin serb në Bosnjë, është një nismë që synon nderimin e tetë mijë viktimave të Srebenicës, në tërësi burra dhe djem të besimit mysliman, boshnjakë, të vendosur në një zonë të mbrojtur nga OKB dhe për t’u mbrojtur.

Pa synim të shpreh nderimin për viktimat e kësaj barbarie më të madhe, pa synim të dënoj një akt të pashembullt që nga përfundimi i Luftës II Botërore, burra, djem u grumbulluan në një kamp të mbrojtur nga OKB, por pavarësisht nga kjo për shkak të dobësive ekstreme të mbrojtësve të tyre, aty u zhvillua kasaphana më e madhe. Ata që arritën të shpëtojnë nga kampi, u ndoqën pyjeve të Bosnjës dhe u ekzekutuan.

Nuk ka asnjë synim ndëshkimor këtu ndaj gjeneratës së serbëve të sotëm, por pa diskutim, udhëheqësit aktualë me në krye Aleksandër Vuçiç janë ndër arkitektët e këtij gjenocidi.

Vuçiç është i regjistruar me zë të figurë tek thotë në parlamentin e vendit të tij dhe jo vetëm në parlamentin e vendit të tij se për çdo serb duhet të vriten 100 myslimanë - parimi klasik i genocidit të bazuar në urrejtjen fetare.

Por ne kemi një detyrim po kaq madhor për të dënuar këtë genocid që theksoj se është sanksionuar në dy vendime të gjykatave më të mëdha të kohës. Pra, në rrafshin juridik ky është genocid universalisht i faktuar dhe i pranuar nga mbarë vendet e qytetëruara.

Duhet t’u them vetëm një moment: në rast se Ballkani sot ndodhet në këtë situatë, në rast se Ballkani nuk ecën drejt BE-së, një nga shkaqet më madhore është qëllimi i gabuar i komunitetit ndërkombëtar ndaj Aleksandër Vuçiç, i cili është frymëzues i genocidit serb dhe, pa njohur genocidin Serbia, ky njeri është një Putin i vogël , i gatshëm t’i ripërsëritë ato në çdo kohë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco