VIDEO/ Rama në krah të Dodik në Bruksel, serbit 'non grata' në SHBA

21:41, 11/05/2022
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell ka organizuar një darkë joformale me 6 liderët e Ballkanit Perëndimor këtë mbrëmje.

Kryeministri Edi Rama shihet mes Milorad Dodik, serbit të Bosnjës i cili është shpallur non grata nga SHBA, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kreu i qeverisë shqiptare duket se ka një miqësi të fortë me serbët, ndërsa akuzohet se bashkëpunon me ta, kundër interesave të Shqipërisë.

Kosova përfaqësohet në këtë darkë joformale me kryediplomaten Gërvalla, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, gjenden në vizitë në Shtetet e Bashkuara.

Të gjithë pjesëmarrësit do të zhvillojnë bisedime të shkurtra dypalëshe me shefin e diplomacisë së bllokut evropian, Josep Borrell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco