Këlliçi: Kuvendi i PD-së fuqizoi anëtarët, dihet kujt i prishet terezia

Këlliçi: Kuvendi i PD-së fuqizoi anëtarët, dihet kujt i prishet terezia

11:52, 03/05/2022
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në lidhje me Kuvendin Kombëtar të PD-së, i cili u mbajt ditën e shtunë.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se ndryshimet u bënë me qëllimin që të fuqizohen anëtarët dhe jo funksionarët.

“I gjithë angazhimi, edhe mediatik, për të zbehur ndryshimet demokratike në PD, është një orvatje për të çorientuar opinionin publik, për t’i thënë se asgjë nuk do të ndryshojë për mirë, për të përligjur kësisoj qëndrimin e Ramës në pushtet.

Ndryshimet statutore fuqizojnë anëtarët, jo funksionarët. Prandaj dihet se kujt i prishet terezia”, shkruan Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco