Grigels Muçollari: Edi Rama fsheh dorën, por veprat janë aty

Grigels Muçollari: Edi Rama fsheh dorën, por veprat janë aty

10:59, 28/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Grigels Muçollari

"Albanian Files” është një libër që parashikon se Shqipëria do trajtohet si plaçkë, ku mbi 500 projekte për resorte e grataçela do të mbijnë kudo në bregdetin tonë nga Veriu në Jug, madje edhe në liqenin e Pogradecit.

Po në këtë libër, parashikohet edhe mekanizmi se si do të realizohet ky plan.

Aty hidhet ideja që të mos mbahen zgjedhje që regjimi aktual të vijojë, ose Edi Rama të shpallet mbret apo President i përjetshëm.

Ky dokument në anglisht nuk është hartuar një shekull më parë nga ideologët nacionalistë serbë që kanë pretenduar se Shqipëria nuk është komb i qytetëruar e shtetformues, dhe që duhet ndarë sipas interesave dhe influencave.

Eshtë botuar këto ditë nga qeveria me parathënie të Edi Ramës, nën kujdesin e tij.

Askush nuk di gjë për këto plane. Askush nuk është pyetur, askush nuk është informuar. Por e sigurtë është se klientët, miqtë dhe oligarkët e Edi Ramës janë bërë gati për të marrë copën e tyre. 

Ky është një libër tronditës që është tentuar të mbahet i fshehtë. Prej 3 ditësh flitet për të, është bërë publik. Edi Rama vetëm sot gjeti kohë të reagojë, ku tha se nuk ka lidhje me këtë libër. U distancua. E quajti një shaka akrkitekti idenë që ai të bëhej mbret. Sigurisht kjo ndodh ngaqë Edi Rama e di se ku i ka aksionet sot, se sa pakemaqësi ka ndaj tij. Ndryshe, ai do të mburrej me atë botim, do kishte marrë autorësinë.
Sepse ai në fakt është arkitekti i copëtimit të Shqipërisë. Eshtë ai që nuk lejon zgjedhje të lira e të ndershme. Eshtë ai që kërkon të qendrojë përjetësisht në pushtet.

Ky libër do të mjaftonte që Edi Rama të mos qëndronte më asnjë ditë në zyrë. Planet e tij ogurzeza janë më anti-shqiptaret që mund të ekzistojnë. Por sado larg të shkojë, një sundues nuk mund të nënshtrojë gjithnjë popullin. Ndaj dhe sheshet janë plot, dhe do të mbushen edhe më shumë pas publikimit të këtij dokumenti. Nuk ka më nevojë për më shumë prova e fakte për të kuptuar se kush është Kumbari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco