VIDEO-SYRI TV/ Përmbarimi sekuestron inceneratorin e Sharrës, merr miliona euro, nuk shlyen borxhet

12:36, 07/04/2022
A+ Aa A-

Inceneratori i Sharrës është sekuestruar nga përmbarimi gjyqësor, pasi kompania ‘Integrated Energy BV’, në pronësi të Klodian Zotos ka detyrime të pashlyera ndaj një nënkontraktori. Ndonëse qeveria shqiptare i ka paguar miliona euro rregullisht Klodian Zotos, ky i fundit duket se nuk ka qenë korrekt me pagesat ndaj palëve të treta.

Nga SYRI TV

Kompania koncensionare e landfillit të Sharrës, ‘Integrated Energy BV’ është vënë nën sekuestro nga Përmbarimi, për shkak të detyrimeve të pashlyera ndaj një shoqërie nënkontraktore.

Përmbaruesi gjyqësor Besnik Bajraktari ka vendosur sekuestron mbi kompaninë koncensionare, pasi Gjykata e Tiranës ka lëshuar urdhërin e ekzekutimit për pagesa të pakryera ndaj një shoqërie private me seli në Fushë-Krujë.

Sipas Urdhërit për sekuestrim, kompania koncensionare me drejtues të parë Klodian Zoton, ka detyrime të papaguara për shoqërinë ‘R.T. Elis’ që prej vitit 2017. Kompania ‘Integrated Energy BV’ dhe qeveria shqiptare kanë nënshkruar në fund të gushtit 2017 kontratën koncensionare për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Tiranë. Prej asaj kohe, koncensionari është paguar me mbi 48 miliardë lekë të vjetra ose më shumë se 40 milionë euro.

Pagesat e fundit në radhë janë kryer në fillim të Prillit të këtij viti, nga Bashkia e Durrësit dhe e Kavajës, për një vlerë totale rreth 250 milionë lekë të vjetra. Por, pavarësisht shumave gjigante, Koncensionari i Sharrës duket se nuk është korrekt me pagesat për shoqëritë nënkontraktore.

Kontrata koncensionare për ndërtimin e impiantit të mbetjeve urbane në Sharrë është pjesë e një hetimi të nisur nga Prokuroria Speciale për çështjen e inceneratorëve.

 Kompania ‘Integrated Energy BV’ është me seli në Amsterdam të Hollandës dhe ka fituar kontratën me kosto koncesionare 128 milionë euro në kohën që drejtohej nga Klodian Zoto, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e inceneratorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco