VIDEO/ Presidenca zbulon provën e parë të falsifikuar nga Kuvendi, për të shkarkuar Metën

VIDEO/ Presidenca zbulon provën e parë të falsifikuar nga Kuvendi, për të shkarkuar Metën

12:17, 07/02/2022
A+ Aa A-

Këshilltari i Presidentit për Çështjet Ligjore, Bledar Dervishaj, pak minuta para hyrjes në seancën e Gjykatës Kushtetuese që po shqyrton kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës, ka zbuluar para medias me fakte të parin dokument të falsifikuar nga parlamenti, pjesë e "marrëzisë më të fundit të Kuvendit të ri, që ndjek me besnikëri të plotë rrugën e manipulimit dhe falsifikimit të provave nga Kuvendi njëpartiak", siç e cilësoi. 

Dervishaj tha: "Për çështjen e konkluzionit përfundimtar ne do të shprehemi në orën 12:00, caktuara nga Gjykata, që vjen pas pak minutash.

Në seancën e orës 10:00, ne i kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese, kemi kundërshtuar vërtetësinë e një prove të depozituar së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë, të depozituar në datën 4 shkurt 2022, i cili i përcjell Gjykatës Kushtetuese, pra ditën e premte, sipas Kuvendit, disa prova të reja shtesë ku përfshihet edhe Urdhri nr.19, datë 5.5.2021 i Kryetarit të Kuvendit që ka të bëjë me mbledhjen e Kuvendit më datë 7.5.2021, pra ditën që Kuvendi do të miratonte sipas tij ngritjen e komisionit hetimor dhe miratimin e raportit të Komisionit të Ligjeve.

Gjatë shqyrtimit të këtyre provave të reja që na u vunë në dispozicion nga Gjykata po në të njëjtën ditë, na rezulton që në konsultim me vetë përmbajtjen e praktikës së dërguar nga Kuvendi, dhe me praktikën e publikuar online po nga Kuvendi, na rezulton një ndërhyrje apo manipulim prove të depozituar.

Pse e themi këtë?!

Ia parashkruam Gjykatës në mënyrë të detajuar, i është parashtruar Gjykatës dhe në përgjigjet sepse lidhej me një pyetje që kishte bërë relatori në çështjet, përgjigja nr. 3, lidhur me këtë ndërhyrje.

Konkretisht, urdhri që Kuvendi i depozitoi si provë Gjykatës Kushtetuese, mban datën që mund ta shikoni këtu, 5.5.2021 “Për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 7.5.2021”, ndërkohë që sipas urdhrit të publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë, meqë u pranua dhe nga përfaqësuesit e Kuvendit në gjykim, ky urdhër mban datën 6.5.2021 dhe jo 5.5.2021! Kjo është ndërhyrja e parë.

Edhe ky urdhër në faqen e Kuvendit është në të njëjtin format me nënshkrim të kryetarit të Kuvendit.

Kjo është ndërhyrja e parë dhe pse bëhet kjo ndërhyrje, ose më saktë u parashtrua nga përfaqësuesit e Kuvendit, që provat e reja të sillen për të rrëzuar pretendimin e Presidentit lidhur me shkeljet që ne kishim konstatuar në caktimin e seancës plenare dhe të rendit të ditës.

Por kjo nuk është e vetmja ndërhyrje!" theksoi Dervishaj dhe vijoi më tej.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco