Përulja servile e Ramës para Erdogan/ Paloka: Legen i vogël, zvarritës...

Përulja servile e Ramës para Erdogan/ Paloka: Legen i vogël, zvarritës...

13:09, 18/01/2022
A+ Aa A-

Një ditë pas vizitës së presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan në Tiranë dhe sjelljes prej servili të kreut të qeverisë shqiptare ka reaguar deputeti demokrat Edi Paloka. Një video ku Edi Rama i përulet me servilizëm Erdoganit, u bë virale.

POSTIMI I PALOKES

Kjo është ajo që "më pëlqen" kur vjen Erdogan, se e shoh Ramën në pozicionin e tij të natyrshëm!

Rama bën “të fortin”, arrogantin, cinikun…me të dobtit dhe popullin e tij, por mbetet gjithnjë ai legeni i vogël zvarritës e lëpirës kur ndodhet përballë të fuqishmëve! Këtë pozicion do marrë dhe para shqiptarëve në se një ditë do i tregojnë vendin!

P.S. E kam vënë në thonjeza “më pëlqen” sepse në fakt për asnjë kryeministër, që përfaqëson vendin tim, nuk do më pëlqente pozicioni i Ramës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani18/01/2022 16:10

SULLTAN GJELDETI ERDOGAN VEZET I BEN NE BEOGRAD NDERSA GLASAT I BEN NE TIRANE! MILIARDE EURO INVESTIME NE SERBI, CA GJYSMA XHAMI NE SHQIPERI!

Shto koment

Denonco