Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Vizita e Erdogan, Nesho: Rama sillet si vasal, Shqipëria s’mund të shkojë mbrapa

Vizita e Erdogan, Nesho: Rama sillet si vasal, Shqipëria s’mund të shkojë mbrapa

19:51, 17/01/2022
A+ Aa A-

Diplomati Agim Nesho, në një intervistë në emisionin Ora 19:00 të moderatores Juli Krisafi në Syri Tv ka komentuar vizitën e Erdoganit në Shqipëri.

Nesho theksoi se Rama sillet si vasal ndaj Erdoganit, duke shtuar se Shqipëria nuk mund të shkojë mbrapa, por e ardhmja e vendit tonë është në Perëndim.

“Sot Edi Rama fitoi mbrojtjen e Erdoganit. Vizita e Erdoganit ishte e mirëorkestruar. Shqipëria nuk mund të shkojë mbrapa, por duhet të shkojë përpara. Erdogan kërkon fuqizimin e tij. Nuk kemi pasur asnjë rast tjetër që një kryeministër a president, që të shkojë deri në këtë nivel raportesh me një kryeministër a president turk. Liderët shqiptarë gjithmonë kanë respektuar Turqinë, por nuk kanë shkuar deri në vasalitet të plotë".

"Turqia është dhe duhet të mbetet mik i shqiptarëve, por Shqipëria është vend që i takon Perëndimit, sepse i tillë është vullneti i popullit shqiptar. Rama e ka personalizuar pushtetin, ai mund të quhet sundimtar dhe në raport me Turqinë e ka pozicionuar vendin si vasal. Erdogan në mes të parlamentit të Shqipërisë ka theksuar luftën që duhet të bëjë vendi ynë ndaj organizatës FETO, ka vënë në raste edhe në afate, duke ndërhyrë në çështje të brendshme”, deklaroi Nesho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco