Lajmi i fundit

VIDEO-PLUG/ Maloku-Qefalia si shokët ‘5D’ të Erion Veliajt

Manjani: SPAK u kthye në mjet inkuizicioni për pushtetin politik

Manjani: SPAK u kthye në mjet inkuizicioni për pushtetin politik

12:02, 03/01/2022
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Meqë ky vit filloi me lajme nga SPAK, janë disa momente që nuk mund të mos tërheqin vëmendjen:

1.  Çështja komisioni i tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit, u shfry. Nga hetimi nuk doli as kush i porositi e as përse i porositi. Gjykata kundër korrupsionit (shkalla e parë)dënoi në mënyrë të sforcuar komisionin, por nuk ndëshkoi korrupsionin. Asnjë i korruptuar nuk u gjet e as u dënua. Ndërkohë kontrata e lidhur është në fuqi dhe shteti vijon t’i blejë ato uniforma.

2. Përse e dinte kryeministri arrestimin e mjekut Edvin Prifti, kur ky i fundit ende s’kishte dalë para gjykatës?!

3. Arrestimi dhe mbajtja në burg i Thoma Gëllçit për llogari apo inat të dikujt, është flagrante. Nëse zyrtarët arrestohen përse shtyjnë njoftime tenderash, pa asnjë pasojë financiare, atëherë të gjithë punonjësit publikë ta mbledhin mendjen se burgu është me detyrim si dikur ushtria.

4. Për çështjen e inceneratorëve pyetja qëndron: duan të sqarojnë skemën korruptive, apo të dënojnë hallka të veçanta të saj për të mbuluar skemën?! Kjo çështje nuk mund të quhet e hetuar plotësisht kur ende nuk është arrestuar “i zoti i punës”, ai që është ndërtuesi i të 3 djegësve, Mirel Mërtiri pra. Nga ky duhet të fillonte hetimi. Nga korrupsioni duhet të shkohej drejt bakshishit. Me dënimin e bakshishit nuk mbulohet dot korrupsioni.

5. Çështja e Bashkisë Lushnje tregon edhe njëherë se SPAK është i mbingarkuar me çështje rutinë. Kjo mbingarkesë, nuk e di, shërben si alibi apo si arsye përse SPAK nuk heton vendimmarrësit në këtë vend. Ata që japin pasurinë publike me koncesion dhe që i shpenzojnë paratë publike sipas qejfit.

Si nuk u kontrollua zyra, pa le shtëpia e një ministri në detyrë?! Apo qoftë edhe e një drejtori, meqë për kryeministrin qenka e pamundur?! E pra për këtë gjë u krijua SPAK, jo për të të kujtuar filmat e së shkuarës…

6. Sa trafikantë dhe koka të krimit të organizuar kapën e dënuan?! Kjo është pyetja themelore. Se shoferë e punonjës firmash janë kapur gjithmonë… Askush nuk e mendoi SPAK si instrument inkuizicioni në dorë të pushtetit politik. Por sjellja e këtij institucioni lë shumë hapësira për ta menduar këtë gjë.

Të shohim në vijim, por nuk ishte ky SPAK që u dizenjua konsensualisht në 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco