Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

'Kartolina' për Ballkanin e Hapur: Policët serbë festojnë si çetnikët

'Kartolina' për Ballkanin e Hapur: Policët serbë festojnë si çetnikët

08:43, 03/01/2022
A+ Aa A-

Një video e pjesëtarëve të Drejtorisë së Policisë së Pribojit në Serbi gjatë natës së ndërrimit të viteve duke kënduar këngë që u kushtohen çetnikëve serbë që kryen krime në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë gjatë presidencës së kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviç ka shkaktuar reagime të ashpra.

Sipas sandzakpress.rs, videon e ka publikuar në Facebook njëri prej policëve nga Priboji i Serbisë dhe është realizuar në një restorant gjatë festës së Vitit të Ri.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiç.

“Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut. Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të presidentit Vuçiq. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit”, shkroi Kamberi.

Ndërkohë nga autoritetet serbe nuk ka pasur asnjë reagim, pasi siç duket glorifikimi i gjenocidit dhe thirrjet për krime të reja nuk i kanë shqetësuar autoritetet shtetërore të Serbisë.

Priboj është një mjedis multietnik, ku gjatë luftës në Bosnje, edhe kundër qytetarëve boshnjakë të kësaj komune të Sanxhakut janë bërë krime të tmerrshme për të cilat askush nuk ka marrë përgjegjësi. Gjatë viteve 90-të të shekullit të kaluar, policët serbë frymëzoheshin me vargje të tilla për të kryer gjenocid edhe në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi03/01/2022 09:48

Kjo eshte shoqnia Edi Rames.

Arberi03/01/2022 09:47

Ah ju q... gjithe shiptaria motrat grate gocat dhe cfare tju mbaj pragu shpise more serb rrace muti

Shto koment

Denonco