VIDEO SYRI TV/ Nga 4 janari administrata me certifikatë vaksinimi në punë

VIDEO SYRI TV/ Nga 4 janari administrata me certifikatë vaksinimi në punë

17:15, 02/01/2022
A+ Aa A-

Punonjësit e administratës publike, ata të supermarketeve dhe Qendrave Tregtare do të rinisin punën këtë vit me masa të reja shtrënguese anti-COVID. Nga data 4 janar, ata duhet të paraqesin në vendin tyre të punës, certifikatën e vaksinimit ose përgjigjen negative të tamponit çdo javë. Këta punonjës, sipas ekspertëve të komitetit janë persona me kontakte të shumta, dhe kanë më tepër mundësi për të transmetuar virusin.

SYRI TV

Në datë 4 janar të gjithë punonjësit e administratës pubike, punonjësit e supermarketeve dhe ata të qendrave tregtare duhet të paraqisin certifikatën e vaksinimit në vendet e tyre të punës, ose nëse nuk e kanë duhet të dorëzojnë tampon negativ çdo javë.

Ky është urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë i vendosur një muaj më parë. Sipas drejtuesese se komitetit teknik te Ekspertëve, Mira Rakacolli, detyrimi i vaksinimit ose bërja e tamponit çdo javë, per kete kategori punonjesisht është sepse ata janë persona që kanë kontakte të shumtë me njerëz dhe kanë më tepër mundësi për të përcjellë transmetueshmërinë e virusit.

Bërja ligj e vaksinimit të detyrueshme vjen si pasojë e ngadalësimit të ritmit të vaksinimit, por edhe për shkak të varianteve të reja që janë në qarkullim dhe që mund të përkeqësojnë situatën e pandemisë.

Për ata që nuk e kanë bërë vaksinën, por e kanë kaluar sëmundjen, e vlefshme mund të jetë dhe certifikata e shërimit që lëshohet nga autoritetet shëndetësore. Në shërbimin e-Albania qytetarët shqiptarë mund të marrin dëshminë e shërimit nga Covid-19.

Të përjashtuar nga ky urdhër janë ata persona që vuajnë nga problemet shëndetësore që e kanë të pamundur marrjen e dozave të vaksinës anti-Covid. Këto sëmundje janë parashikuar që më herët në njoftimit e Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri tani në vendin tonë janë kryer mbi 2.253.000 vaksinime, mbi 1 milion qytetarë janë vaksinuar me dy doza, ndërsa mbi 124 mijë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Pavarësisht shifrave zyrtare, mbulesa e vaksinimit në vend mbetet ende e ulët dhe ata që hezitojnë më tepër janë të rinjtë. Në dy vite, Covid u ka marrë jetën mbi 3200 personave në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco