Si u denoncua për mashtrim analisti i Bashës/ Fitim Zekthi mori paratë dhe u zhduk

Si u denoncua për mashtrim analisti i Bashës/ Fitim Zekthi mori paratë dhe u zhduk

15:09, 03/11/2021
A+ Aa A-

Fitim Zekthi, anëtari i Kryesisë së PD-së, është dënuar në nëntor të vitit 2003 për mashtrim.

Zekthi e ka pranuar edhe vetë publikisht, një fakt të tillë, ku ka dorëzuar formularin e dekriminalizmit, ku justifikohet se dënimi ndaj tij nuk është ekzekutuar.

Por, e vërteta qëndron ndryshe.

Image

Denoncimi ndaj Zekthit

Sipas një dokumenti me numër 103 i datës 16.01.2003, Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, ka referuar në Prokurorinë e të njëjtit qark, materialet në ngarkim të shtetasit Fitim Zekthi, për veprën penale të mashtrimit, parashikuar  nga neni 143 i Kodit Penal.

Dokumenti është i firmosur nga Drejtori i Policisë së Elbasanit që në atë kohë ka qenë Niko Brahimaj.

Anëtari i kryesisë së PD, Fitim Zekthi është denoncuar me 16 Janar 2003, nga kushërira e tij, V. Zekthi për mashtrim.

Sipas Policisë, Zekthi e kishte mashtruar kushërirën duke i marrë një sasi të konsiderueshme parash, dhe një pasaportë personale.

 “Kushërira V. Zekthi ka dashur të shkojë tek i fejuari i saj që ndodhet në Angli dhe për këtë ka biseduar me Fitimin, nëse mund ta ndihmonte për t’i nxjerrë një vizë të rregullt turistike për atje.

Fitimi i ka premtuar se do ta ndihmonte dhe i ka kërkuar pasaportën dhe certifikatën personale dhe herë pas herë ai i ka marrë edhe shuma të ndryshme  kartmonedhash që shkojnë 1 250 dollarë amerikan dhe 700 000 mijë lekë të vjetra, duke e mashtruar me justifikimin se vizat po i vonon ambasada”, thuhet në procesverbalin e mbajtur nga oficeri i Policisë Gjyqësore, Bledar Çeliku.

Pas këtyre hapave, kushërira, denoncuesja, V. Zekthi e ka takuar edhe herë të tjera për t’i marrë pasasportën  dhe lekët e dhëna, por Fitimi është justifikuar, duke e mashtruar në mënyra të ndryshme.

Fitim Zekthi në vitin 2003 është larguar nga Beleshi dhe është vendosur në Tiranë dhe nuk i ka dhënë adresë të saktë kushërirës.

Pra, ka marrë paratë dhe është zhdukur.

Ky denoncim ka kaluar më pas në duart e Prokurorit të rrethit  Gjyqësor, Elbasan, Dritan Gripshi.

CNA.al do të sjellë në ditët në vijim dokumente se si Fitim Zekthi, mashtroi kushërirën  për vizën angleze  çfarë vendosi gjykata, sa seanca gjyqësore janë mbajtur, çfarë kërkoi prokuroria në pretencë, si u dënua me burg, Fitim Zekthi dhe se si ka gënjyer se nuk i është ekzekutuar dënimi./CNA.al

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gjedhet e tufes03/11/2021 21:33

Ai vertete po gabon sepse se ca dreqi do me Bashen ai e di. Por Zekthi eshte nje intelektual me kulture dhe njeri shume i lexuar. Te pakten me mire qe eshte me PD. Merru me ate mirditorin e ndyre gjekkarkaj qe hedh gurin e mqef doren. Ai eshte ndyrsin.

Besnik03/11/2021 16:00

Kokra e mashtrusit

altini03/11/2021 15:58

Gjuetia e shtrigave vetem e vetem se ky zoteria eshte pozicionuar me Bashen. Kjo behet ne emer te bashkimit te PD? Edi Rama po ferkon barkun nga kenaqesia tek lexon keto lajme.

Demokrati03/11/2021 15:48

Aman o Zot! Të shikosh se kush janë analistët, gazetarët dhe sahanlëpirësit dhe bythëlëpirësit nëpër ekrane dhe në media të politikanëve, qeveritarëve dhe pushtetarëve!!!! Të gjithë të ardhur nga provincat që e shesin bythën për 5 lekë, dhe lehin ditë e natë në mbrojtje dhe në favor të padronëve të tyre që i paguajnë! Kapterr Alfred Peza nga Peqini Fitim Zekthi nga Belshi, Naim (Henri) Çili nga një fshat i Librazhdit Jo nga origjina por nga mentaliteti provincial që kanë në trajtimin e çështjeve të ndryshme për t'iu bërë fresk pordhëve të padronëve të tyre në këmbim të përfitimeve personale.

Shto koment

Denonco