VIDEO-SYRI TV/ Shtohen edhe 5 mld lekë për Unazën e Madhe, fondi rritet në mënyrë të dyshimtë

VIDEO-SYRI TV/ Shtohen edhe 5 mld lekë për Unazën e Madhe, fondi rritet në mënyrë të dyshimtë

12:03, 01/11/2021
A+ Aa A-

Miliarda lekë të tjera akordohen nga Autoritetit Rrugor shqiptar pa treguar asnjë detaj për vlerat e ndryshuara të tenderave. Një vlerë prej 5 miliard lekesh i është shtuar punimeve për ndërtimin e rrugës nga Sheshi Shqiponja për tek Lumi i Tiranës. Tenderi që ishte prej 23 mln lekësh u anulua, por pa kaluar shumë kohë ky tender arriti të gllabërojë edhe 5 mln leke të tjera

SYRI TV

Një hije e fortë dyshimi përfshin tenderin me vlerë 28 milionë euro të Autoritetit Rrugor Shqiptar për ‘Plotësimin, rakordimin dhe vazhdimin e punimeve Sheshi Shqiponja - Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT’.

Me një të rënë të lapsit, autoritetet shtetërore kanë rritur me rreth 5 milionë euro fondin limit të kësaj procedure, pas anulimit të mëparshëm.

Në 29 Tetor, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ri-shpallur procedurën për ndërtimin e këtij aksi, me vlerë rreth 28.6 miliardë lekë të vjetra pa TVSH.

Kjo procedurë është shpallur për herë të parë në 13 Gusht të këtij viti, si pjesë e një megatenderi me vlerë mbi 150 miliardë lekë të vjetra.

Në atë kohë, vlera e këtij segmenti të Lotit 1, i cili lidhje Sheshin Shqiponja me Lumin e Tiranës, ishte parashikuar në vlerë rreth 23.7 miliardë lekë

Në fillim të Tetorit, Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi anulimin e procedurës, nën argumentin se nuk ka pasur asnjë ofertë e përshtatshme.

Vetëm dy javë më pas, ARRSH rihap procedurën ‘Plotësimi rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja - Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT’.

Kësaj radhe, vlera e fondit limit është 28.6 miliardë lekë të reja ose rreth 5 miliardë lekë pa TVSH më shumë se procedura e mëparshme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka argumentuar ende publikisht se përse vendosi që të rrisë në mënyrë gjigante fondin limit për këtë tender.

Sipas procedurave të prokurimit publik, në rastet kur nuk ka asnjë ofertë të përshtatshme, autoriteti shtetëror rihap sërish garën, me të njëjtat kushte.

Në rast se edhe pas raundit të dytë nuk ka oferta të përshtatshme, atëherë autoriteti publik ri-shpall tenderin, pasi ka analizuar më së pari kriteret dhe fondin limit.

Në tenderin me vlerë 28.6 miliardë lekë të vjetra, Autoriteti Rrugor Shqiptar, nuk ka paraqitur asnjë argument se përse nuk e ka rishpallur për herë të dytë me të njëjtin fond limit.

Po ashtu, nuk ka asnjë argument s përse u vendos në mënyrë të menjëhershme për të rritur shpenzimet publike me rreth 5 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco