‘Basha 'ligjëroi' borxhin 700 mln €’/ Bozdo: Turp për PD! Ja ku ka degraduar 'beteja që sapo ka filluar'

‘Basha 'ligjëroi' borxhin 700 mln €’/ Bozdo: Turp për PD! Ja ku ka degraduar 'beteja që sapo ka filluar'

19:38, 30/10/2021
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Eno Bozdo, ka reaguar ashpër ndaj skandalit të denoncuar nga SYRI TV dhe Syri.net, ku me anë të një SMS-je, deputetet demokratë urdhëroheshin të abstenonin mbi borxhin 700 milion euro që Shqipëria do marrë, si dhe mbi 70 milion euro borxhe të OSHEE.

‘PD zyrtare duhet të japë urgjentisht shpjegim për këtë fakt, duke sqaruar menjëherë pozicionin e saj!’, shkruan Bozdo në Facebook.  

Postimi i plotë i Eno Bozdos:

Nese ky lajm eshte i vertete, ky eshte turp i madh per PD dhe shenje e qarte se ku ka degraduar "...beteja qe sapo ka filluar..."!

Fakti eshte se ne seance Eurobondi (dhe borxhi katastrofik i Shqiperise) thuajse nuk u prek fare. PD duhet te kish bere kale beteje kete katastrofe ekonomike qe Edi Rama po ben gati per shqiptaret. Dmth e denoncojme borxhin qe na ka marre frymen ne konferenca shtypi, dhe u japim porosi deputeteve te abstenojne!!!

Pa permendur pastaj faktin se nuk eshte votuar kunder as per 70 milione euro borxh te OSHEE, pasi e kemi akuzuar ate per megakorrupsion.

PD zyrtare duhet te jape urgjentisht shpjegim per kete fakt, duke sqaruar menjehere pozicionin e saj!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Niko30/10/2021 20:54

Ore zoteri Basha ben lojen e Rames cfare shpjegime do ti.Bashkohuni me foltoren si e vetmja shprese se do ju haje Basha nje e nga nje.

Shto koment

Denonco