Zyra e Bashës sulmon Tomor Alizotajn: Je bërë si Ben Blushi

Zyra e Bashës sulmon Tomor Alizotajn: Je bërë si Ben Blushi

12:04, 29/10/2021
A+ Aa A-

Zyra e Lulzim Bashës nuk i ka pëlqyer deklaratat e djeshme të deputetit Tomor Alizoti dhe për këtë arsye kanë vendosur që ta sulojmë sot.

Me një shkrim në Facebook, drejtuesja e zyrës për publikun e Bashës, Desada Metaj ka vendosur të sulmojë Alizotin duke i thënë se ‘nuk mund të jesh në PD-në për hir të paraardhësve të vdekur apo internuar gjatë komunizmit’.

Për Desada Metajn, Alizoti është bërë si Ben Blushi.

Sulmi i Desada Metaj ndaj Tomorr Alizoti:

Nuk mund të jesh në PD-në për hir të paraardhësve të vdekur apo internuar gjatë komunizmit për arsyen e thjeshtë se deri më sot nuk ka ende një ditë për të kujtuar shpirtrat e atyre që sakrifikuan jetën e tyre gjatë diktaturës. Dhe PD ka qenë mjaftueshëm në pushtet për ta bërë këtë.

Nëse ke hyrë me vonesë në politikë është e pamjaftueshme të mbahesh me  historinë familjare dhe të kujtohesh vazhdimisht për vuajtjet. Duhet të ndërmarrësh akte përfaqësimi dhe jo të projektosh karrierën duke pritur nga më i forti. Së paku për të bërë diferencën me topallizimin e PD-së dhe përdorjes së shëmtuar të ‘kartës’ së ish të përndjekurve.

Nuk mund t’i thuash vetes ‘konservator’ dhe të jesh pre e populizmit, e suksesit që të japin fjalimet ku flitet veç në përgjithësi ‘për varfërinë’ e ku glorifikohet Albin Kurti. Dhe për më tepër, nuk mund të citosh  Hegelin e ndonjë filozof tjetër, të pretendosh për ideologji e moral dhe nga ana tjetër për zenitin tënd në politikë t’i jesh mirënjohës dikujt që mendimin tënd mund ta zëvendësojë fare thjesht me atë të mis Shqipërisë.

Çdo parti ka Ben Blush-ët e vet. Vetëm se origjinali ka shkruar disa libra (me qëlime dhe cilësi të diskutueshme), ndërmori një lëvizje që prodhoi së paku fjalorth të ri politik dhe nuk u frikësua nga zhargoni banal apo sulmet e trollave që përdorën kundër tij ‘shokët’ e partisë. Madje nuk përtoi por i shndërroi dhe në personazhe libri.

Dhe për ta mbyllur, në politikën e ditës janë aktet dhe jo idelogjia që të nxjerrin në krye. Janë qëndrimet dhe jo mendimet ambigue, janë përballjet dhe jo fshehja pas gishtit dhe historisë familjare ato që të farkëtojnë dhe bëjnë një lider të fortë. Përndryshe, ka ende vende vakante për analistë në studio se ato të kryetarëve të shoqatave për ish të përndjekurit janë zënë me kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari29/10/2021 16:47

Po thuaj kush e ben Alizotin armik te partise? Desada. Ik o Desade se ne demokeatet e pare te njohim mire. Rri dhe pak aty ne zyre dhe nderkohe bubro per ndonje vend te ri pune te " merituar"

Demokrati29/10/2021 16:24

O ti komentues Tirana! Po pse çfarë na paska bërë kjo Desada për PD dhe demokracinë?? Thjesht jepte lajmet tek TvShijak, dhe ca "punë" të vyera për shefat e saj. Për çfarë do të shpërblehet Desada, sipas teje? Po pse vend shpërblimesh është PD, po mijëra të tjerë që kanë sakrifikuar gjithçka për demokracinë? Desada gjithmonë është shpërblyer për atë që është, në të të gjitha vrimat ia kanë futur me radhë, ku ia ka dashur dhe si ja ka dashur qejfi! Po ti e do ndonjë shpërblim nga PD-ja si Desada?

Higgins29/10/2021 16:16

Duket se Desada ka debulese Blushin, qe natyrisht pak shqiptare e kane. Argumentat kunder Alizotit lene shume per te deshiruar. Si duket blloku basha ka alergji nga njerezit normale, te ndershem, idealiste, ne fakt demokratet e vertete shqiptare. Ju blloku basha lehtesisht mund te ishit te krahu purple.

Shqiptari29/10/2021 16:14

O baxhella Desada Meta! Por është caktuar me propozim të Sali Berishës dhe me miratim të Kuvendit data 20 Shkurt si dita përkujtimore dhe shpirtërore e viktimave të komunizmit shqiptar. Ka edhe një pavion të veçantë tek Muzeu Historik Kombëtar për këtë datë përkujtimore dhe për të cilën është kujdesur vetë personalisht Dr. Prof. Sali Berisha! E paskeni fshirë fare historinë e PD përpara se sa gabimisht të vinte në krye të saj Lulushi???!!! Duke ndenjur pas bythës së Lulushit qënke kontaminuar moj Desada nga gazrat e tij!! Të qenka bërë mendja pordhë fare!!! E shkreta ti, sa duar të kanë kaluar dhe të kanë përcjellë në ato zyra. Mos u bëj kukulla e shëmtuar e Lulushit të pshurrur dhe të menderosur sepse nuk bëhesh dot as deputete e PD dhe as Zhozefinë!!!

tirana29/10/2021 15:32

Nuk ka se si te jete me mire se kaq , nje analize e shkurter dhe e thjeshte per nje pseudo deputet , i cili edhe pse rrjedh nga nje familje e njohur politikanesh , nuk po ngjitet ne nivelin e trashegimise se tij politike . Sa per Desaden do te mendoja se nuk eshte shperblyer sa e si duhet per rolin e saj politik jo vetem si nje nga gazetaret e pakta te nivelit te larte ne kahun e djathte , por edhe si zedhenese e kahershme e partise demokratike ne historine e saj 30 vjeçare ....???!!! Ka edhe shume te tjere ne PD per sa me siper si Desada , sidomos gazetare , qe jane larguar prej ekraneve si konservatore edhe ne origjinen e tyre....????!!!!

Arber29/10/2021 14:12

Faktikisht PDja edhe ne diten me te keqe ka vota se njerezit votojne per kete qe thote Alizoti. Po politikes dhe kalerusit e saj u duket jashtetokesore kjo shtyse ?! Kot se ka Basha qe as do tia dije per bazen. PDja ka nevoj per nje shkundje te forte.

altini29/10/2021 14:08

Po kush je ti moj zonje dhe cilido qe fshihet pas teje qe percakton se per cfare arsyesh nje person mund te hyje ne PD? A i lexon ato qe shkruan? Per fat te keq, PD zyrtare ne 30 vitet e ekziestences se saj ka qene nje vazhduese e Partise meme te Punes qe kishte per bosht unitetin e celikte dhe jo individualitetin. Vetem me fjale e ka pranuar mendimin ndryshe, se me vepra ........

Leonsio29/10/2021 14:02

Desada , je shume larg , ndoshta me vite drite ( ndoshta nuk e kupton distancen ) me Tomorr ALIZOTIN dhe farefisin e tij , ty nuk te takon , biles nuk mundesh dot , te gjykish ne kete menye , mgjate , besoj se nuk eshte faji yt , por i atyre qe te kane pregatitur komentin tend , dhe nje keshille ne fund : mos neperkemb emrin tend me keto komente ...

Demokrati29/10/2021 13:22

Ky shkrimi yt moj Desada nuk merret vesh se cilin godet. Personin, idenë, strategjinë apo veprimtarinë e dikujt. Shkrim pa kuptim që siç mund t'a përkufizonte në mënyrë folklorike një shqiptar autokton: një shkrim që as të q... dhe as të lëshon! Ke përdorur ca emra dhe personazhe nga e shkuara dhe e tashmja që nuk kanë fare lidhje me njëra tjetrën as në formë, as në ide dhe as në përmbajtje. Besoj se t'i do kesh menduar: të gjithë zyrtarët e përkohshëm të PD-vulë po shkruajnë dhe po flasin në mbrojtje të kryeshefit kafshues, pse të mos shkruaj edhe unë diçka që t'i bie në sy kryeshefit, që përveç atyre "shërbimeve" zyrtare di edhe të shkruaj diçka!!!! Dhe gjete pikërisht për të "goditur" fort, ashtu siç godet ti, më të urtin e PD, Tomorr Alizotin!!! Në fakt më keq se sa Ben Blushi, në politikë, është katandisur vetë Lulushi!! Kësaj i thonë: Bushtra e keqe, qënka bërë aq e keqe, sa ka filluar që të hajë edhe këlyshët e vet!!! Mos u merr me këto punë o Desada, se janë të thella, por merru me atë "punë" që ti e bën më mirë sa nuk të është plakur shpella!

Korabi29/10/2021 13:04

Kam 30 vjet antari i PD .Po me vjen turp prej vetes e femive te mi si nuk e kam ditur se cfar llumi paska mbledhur lulashja ne P D.Po kete desaden e kemi largue nje here nga PD arsyen e dine ajo .............nga na mbiu prap.Organizate e forte konservatore,grita suma,saljanka,gazmendja,lulushja.Keto kan ftyre te sulmojn Tomorr Alizoti o zot ku je.

Niko29/10/2021 12:15

Ha Ha Ha e bene edhe Alizotin armik te partise. Bashes i ka ikur petlla me gjithe tigan

Shto koment

Denonco