Ndoka: Rama ka shumë frikë Berishën, Basha pa marrë divorcin u martua me Edin

Ndoka: Rama ka shumë frikë Berishën, Basha pa marrë divorcin u martua me Edin

10:59, 27/10/2021
A+ Aa A-

Ish-kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka teksa komentoi deklaratën e Sali Berishës se  ky i fundit do të garojë për të qenë sërish në krye të PD-së,  pohoi se kryeministri i vendit, Edi Rama e ka shumë frikë Berishën.

Nard Ndoka: "Armiku kryesor i vendit është Rama me keqqeverisje e tij. Por Rama pa diskutim e ka shumë frikë Berishën. Rama e ka frikë Berishën, e ka frikë protestën, e ka frikë opozitën", u shpreh Nard Ndoka në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora.

Ndër të tjera Ndoka foli dhe për kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Sipas Nard Ndokës, Basha e ka kuptuar tashmë që nuk ka mbështetje nga opozita, duke marrë shkasë edhe nga"Foltoret" e Berishës , për këtë arsye Basha "po martohet me Ramën", tha Ndoka.

Nard Ndoka: "Politika është si martesa, në të mirë e në të keq. Ndërsa zoti Basha e shijoi  pjesën e mirë dhe kur vjen problemi, që ka atë punën e vështirë, jo vetëm që kërkon divorc. Por pa e marrë akoma divorcin shkon e martohet me Edi Ramën."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco