Lajmi i fundit

Plumba në Shkodër, ka të plagosur

VIDEO-SYRI TV/ Po diskutonin për energjinë, Kuvendit i ikin dritat

VIDEO-SYRI TV/ Po diskutonin për energjinë, Kuvendit i ikin dritat

11:10, 26/10/2021
A+ Aa A-

Disa minuta pa energji për Kryesinë e Kuvendit.

Energjia elektrike është ndërprerë për disa minuta sot në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Megjithatë mbledhjet kanë vijuar dhe pa drita, teksa për ironi të fatit në komisionin e Ekonomisë raportonte kreu i OSHEE Ardian Çela, ndërsa në Komisionin e Ligjeve zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja.

Nuk kanë munguar batutat e deputetëve që e kanë marrë me sportivitet situatën e krijuar. Ndërsa dhe vetë Çela ka qeshur në komisionin e Ekonomisë.

‘Edhe aeroplani bie, edhe avioni bie, megjithatë shoh që mikrofoni është i ndezur, duhet parë çelësi i brendshëm’, tha Çela.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco