VIDEO- SYRI TV/ Kuvendi Kombëtar, Ristani lë pa tekst Salianjin

VIDEO- SYRI TV/ Kuvendi Kombëtar, Ristani lë pa tekst Salianjin

10:46, 26/10/2021
A+ Aa A-

Ka apo nuk ka Kuvendi fuqinë të ndryshojë statutin apo të shkarkojë kreun aktual Lulzim Basha? Ky ka qenë thelbi i debatit të mbrëmshëm në Çim Peka Live mes deputetit Ervin Salianji dhe ish-deputetit Arben Ristani. Salianji deklaroi se statuti që mund të ndryshohet nga Kuvendi nuk mund të ketë fuqi prapavepruese për të shkarkuar Bashën. Por ndërhyrja dhe shpjegimi i dhënë nga ish-deputeti Arben Ristani, ka lënë pa argumente Salianjin, ku për disa sekonda në studio ka pasur heshtje

SYRI TV

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar dhe vendimet që pritet të marrë kanë qenë objekti i diskutimeve dje në emisionin Çim Peka Live. I ftuar në emision ka qenë edhe deputeti Ervin Salianji, i cili ka mbrojtur tezën se Kuvendi nuk mund të marrë vendim për Lulzim Bashën, dhe se ndryshimi i statutit nuk mund të ketë fuqi prapavepruese, por ndërhyrja e ish-deputetit Arben Ristani, i cili sqaroi të gjithë procedurën dhe rrëzoi këtë tezë, la pa përgjigje deputetin Salianji, madje duke shkaktuar edhe pauzë në studio.

Një tjetër temë debati ishte edhe vetingu i politikanëve ku deputeti Ervin Salianji mbrojti propozimin që vetingu i politikanëve të behet nga SPAK, teksa u përball me argumentet e gazetarëve Peka e Abilekaj se pse ky organ nuk mund ta kryeje vetingun. Gazetari Enton Abilekaj renditi të gjitha dështimet e SPAK, ndërsa argumentoi se nësë Rama dhe Basha janë në një marrëveshje, ajo do jetë për PD-në me e dëmshme se e 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco