Qindra demokratë presin Berishën: Na intereson vetëm Doktori! Basha na ka poshtëruar, të largohet

Qindra demokratë presin Berishën: Na intereson vetëm Doktori! Basha na ka poshtëruar, të largohet

17:29, 22/10/2021
A+ Aa A-

'Foltroja' e Beratit është mirëpritur nga demokratët e këtij qarku, ku me qindra simpatizantë janë mbledhur para Pallatit të Kulturës ku do zhvillohet takimi.

Në intervistat dhënë për SYRI TV qytetarët shprehen se kjo lëvizje është në kohën e duhur dhe se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqje pasi na ka poshtëruar gjatë këtyre viteve.

Qytetari: Foltorja e Berishës në kohën e duhur. Sna intereson më asnjë gjë na intereson vetëm Doktori. Duhet ta kishte dhënë dorëheqjen me kohë.

Qytetari: Basha të japër dorëheqje na ka poshtëruar. Nëse Basha ka moral të japë dorëheqje. Pasi kjo ka të bëjë dhe me vendimet e një burri, nëse ka moral.

Qytetari: Sna intereson më asnjë gjë, na intereson vetëm Doktori. Basha duhet ta kishte dhënë dorëheqjen me kohë.

Gjithashtu të pranishëm në foltoren e Beristit janë ish-deputeti Astrit Veliaj, anëtari i KK Genc Pollo, ish-presidenti Bujar Nishani, si dhe deputeti i PD Flamur Noka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco