VIDEO/ Ndarja nga jeta e ish-Sekretarit Amerikan, Meta: Humbje e madhe për kombin tonë

VIDEO/ Ndarja nga jeta e ish-Sekretarit Amerikan, Meta: Humbje e madhe për kombin tonë

18:38, 18/10/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka reaguar, për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Colin Pouell.

Meta thekson se ndarja nga jeta e Pouell është humbje e madhe për shtetin dhe kombin tonë.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Ndarja nga jeta e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Colin Poëell është një humbje e madhe edhe për vendin dhe kombin tonë.

Një mik i jashtëzakonshëm, i paçmuar, gjithmonë mbështetës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për Pavarësinë e Kosovës.

Në veçanti, angazhimi i Tij për Kartën e Adriatikut, që u nënshkrua në 2 maj 2003 në Tiranë, ishte shumë i rëndësishëm për të përgatitur anëtarësimin tonë në NATO në mënyrë të pakthyeshme.

Po kështu gjatë vizitës së Tij në Tiranë u dakorduam se kishte ardhur koha për të kaluar nga politika standarde para statusit për Kosovën, drejt politikës standarde dhe status njëkohësisht, që do t'i paraprinte atij deklarimi historik nga Presidenti Bush, gjatë vizitës në Tiranë, për Kosovën.

Kujtimi i Tij do të mbetet i përjetshëm!

Të prehet në paqen e merituar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ilirjan19/10/2021 01:10

Po çthua o ILIR ca humbi kombi jon nje xhvates me pak o servila o san lepirsa.po si gjynah qe vdiq zoti aty ja kish shkruajtur po ca humbi shqiperia?kemi plot sja kemi nevoje amerikes shqiponja rri vetem ndersa ju na kthyet ne kukuvajk.tuuuuuuurp.

Shto koment

Denonco