‘Parqe të bukura, njerëz të lumtur’, deputeti i PD denoncon masakrën e Veliajt tek liqeni artficial

‘Parqe të bukura, njerëz të lumtur’, deputeti i PD denoncon masakrën e Veliajt tek liqeni artficial

13:35, 15/10/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD Belind Këlliçi ka reaguar përmes një postmi në faqen e tij në facebook ndaj masakrës mjedisore që po bën Veliaj në zonën e Liqenit Artificial.

“Hipokriti i bashkisë na tregon lumturinë qytetare në shëtitjet në park, çiftet e reja që bëjnë piknik apo policinë bashkiake që ndihmon fëmijët të ngrenë balona, por nuk na tregon fotografi të tilla si këto, që e nxjerrin zbuluar maskarallëkun e tij”, shrkuan ai ne mesazhin e tij.

Ja postimi i plotë:

"Parqe të bukura, njerëz të lumtur"

Ky është slogani i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, pjesë e Bashkisë Tiranë.

Slogani se puna flet ndryshe.

Shikoni faqen e agjencisë në Facebook. Aty do të gjeni fotografi të kuruara të parkut të liqenit artificial.

Pikërisht aty po ndodh një masakër mjedisore. Sharrxhiu Veliaj po bën gati sheshin e ndërtimit dhe kjo pjesë e parkut i zinte rrugën.

Tiranës i duhej edhe një pallat. Për këtë mendon Veliaj. E ku më mirë se "liqeni" për metër katror.

Hipokriti i bashkisë na tregon lumturinë qytetare në shëtitjet në park, çiftet e reja që bëjnë piknik apo policinë bashkiake që ndihmon fëmijët të ngrenë balona, por nuk na tregon fotografi të tilla si këto, që e nxjerrin zbuluar maskarallëkun e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco