VIDEO/ Beqiraj: Pushteti i dhuruar nga lideri, nuk i bën gratë të pushtetshme

VIDEO/ Beqiraj: Pushteti i dhuruar nga lideri, nuk i bën gratë të pushtetshme

16:00, 13/10/2021
A+ Aa A-

E ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ish-zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj ka ironizuar zgjedhjen e Edi Ramës për të bërë më shumë femra ministre.

Beqiraj shprehet se gratë që e marrin pushtetin si dhuratë, janë thjeshtë në mënunë e kryeministrit dhe nuk janë të ulura në krah tij.

‘Margaret Thacer ka një mendim shumë të bukur, dhe shumë të drejtë dhe unë e kam provuar vetë, për gratë që hipin, marrin pushtet.

Thotë: Gruaja që ta ushtrojë pushtetin e saj, duhet ta ketë fituar vetë, ndryshe, pushteti i jepet grave të pa pushtetshme.

Nëse do ta bija në një lloj kohezioni me Trump, një nga këshilltaret e tij, që shkrojti dhe një libër, thoshte që: në politikë ka dy vende, ose je rreth tavolinës, ose je në menu.

Kryesisht grave që u jepet pushteti, janë në menu’, tha Irena Beqiraj gjatë emisioni ‘A Show’ në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco