'Kur flet ai, unë...'/ Administratori i OSHEE injoron Bashën, pas paralajmërimit për padi

'Kur flet ai, unë...'/ Administratori i OSHEE injoron Bashën, pas paralajmërimit për padi

22:03, 11/10/2021
A+ Aa A-

Administratori i OSHEE-së, Ardian Çela, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” ku po flitet për krizën energjitike të paralajmëruar nga kryeministri Rama.

Çela pranoi se kemi të bëjmë me një krizë që mund të shpjegohet qartë dhe me terma ekonomik.

“Ne po flasim sot që kërkesa është më e madhe se oferta në treg. Pra me terma ekonomik kemi një krizë”, tha ai.

Çela ka injoruar paralajmërimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se PD do të dërgojë në SPAK çështjen e krizës energjitike të paralajmëruar në vend.

“Kur flet zoti Basha flet unë fle, të zë gjumi me atë që thotë. Dua të sqaroj diçka. Duhet të biem dakord që ka një krizë globale, botërore. Vende shumë më të fuqishme se Shqipëria, po përjetojnë krizë energjitike. Edhe ne jemi pjesë e kësaj bote. Arsyet janë shpjeguar por unë mund edhe t’i përsëris. Parqet e mëdha të prodhimit të energjisë kanë prodhuar 10 herë më pak. Politika për taksën e karbonit, mbyllja e centraleve nukleare dhe masa të tjera, si dhe kërkesa pas pandemisë për rilançim të ekonomisë botërore, një impiant i përpunimit të gazit në Siberi u dogj në gusht.

Pra janë një sërë faktorësh të pasjes më pak energji në treg. Deri para një jave, vetëm me kufizimet që kishte në Kinë, por sot po shohim rritje çmimesh në shtete të tjera.

Kam dëgjuar përralla nga të gjithë, që Shqipëria nuk ka lidhje me këtë sepse Shqipëria prodhon. Ne prodhojmë në dimër, por kjo nuk do të thotë që rreshjet, nuk të garantojnë 6 mujorin e dytë në prodhim. Çdo vit kemi importuar. Kur vjen periudha e vjeshtës, nëse rifillojnë rreshjet, ne importojmë. OSHEE do të importojë 1.3 milion tera, 1 tera do të thotë 1 milion megavat”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco