VIDEO/ Përjashtimi i Nokës, Bylykbashi: Përçan më tej PD! Indikator i një zvogëlimi të mëtejshëm

VIDEO/ Përjashtimi i Nokës, Bylykbashi: Përçan më tej PD! Indikator i një zvogëlimi të mëtejshëm

22:02, 11/10/2021
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live, deputeti i PD Oerd Bylykbashi, ka komentuar vendimin e Bashës për përjashtimin si Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë duke e quajtur një vendim i cili por përçan më tej politikisht PD.

Sipas Bylykbashit, Bashës i është thyer një gjë në dorë, e kanë keqdrejtuar dhe kequdhëzuar por është një indikator i një zvogëlimi të mëtejshëm në të menduar dhe në të vepruar.

Peka: Sapo është marrë vendimi nga Basha për shkarkimin e deputetit Flamur Noka nga Nënkryetar i Kominisonit të Sigurisë si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar. Arsyeja e këtij vendimi është shndërrimi i mbledhjes së kryesisë së grupit në laborator të gënjeshtrave për të baltosur kryetarin dhe PD duke sajuar qëndrime të pathëna dhe të paqëna.

A ka Basha fuqi ta marrë këtë vendim?

Bylykbashi: Armiku i jashtëm është histori e vjetër për të heshtur problemet e rëndësishme që kemi në këto momente.

Përsa i përket grupit parlamentar dhe kryesisë që e kontrollon Basha, ajo propozon ta shkarkojë nga funksioni i nënkryetarit. A do ta bëjë me mua? Unë mendoj që jo por të presim. Por i është thyer një gjë në dorë, e kanë keqdrejtuar dhe kequdhëzuar por është një indikator i një zvogëlimi të mëtejshëm në të menduar dhe në të vepruar. PD nuk zmadhohet kështu. Nuk e di çfarë i ndodhë zotit Noka me këtë vendim politik, pasi është asgjë. Për përjashtim nga grupi parlamentar nuk ka të drejtë.

Asgjë më shumë por përçan më tej politikisht PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco