Basha shkarkon Nokën si Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, e paralajmëron me përjashtim nga PD

Basha shkarkon Nokën si Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, e paralajmëron me përjashtim nga PD

21:43, 11/10/2021
A+ Aa A-

Lulzim Basha ka shkarkuar sot Flamur Nokën si nënkryetar të Komisionit të Sigurisë.

Arsyet, sipas komunikatës, është “shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike”.

Po ashtu, është paralajmëruar përjashtimi i Nokës edhe nga Grupi Parlamentar i PD-së. 

Vendimi i Bashës vjen një ditë pas debateve në mbledhjen e Kryesisë së PD ku Lulzim Basha i quajti mbështetësit e Berishës si llumi i PD.

Flamur Noka i kërkoi sot dorëheqjen Lulzim Bashës duke deklaruar se akuza të tilla në adresë të Sali Berishës dhe demokratëve nuk kanë hedhur kundërshtarët më të fortë politikë si Fatos Nano apo dhe Edi Rama. 

Pas këtyre polemikave, Lulzim Basha merr vendimin për të shkarkuar Flamur Nokën nga numri dy i komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, ndërkohë që i bën të ditur se rrezikon edhe përjashtimin nga grupi parlamentar. 

 

NJOFTIM PER SHTYP I PARTISE DEMOKRATIKE:

Sot Kryetari i PD Lulzim Basha i ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.

Arsyeja e këtij vendimi është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena. Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco