Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse shkoi Belinda Balluku në SPAK?

Bomba ka plasur këtu brenda/ Pse Edi Rama po shpik një krizë globale!

Bomba ka plasur këtu brenda/ Pse Edi Rama po shpik një krizë globale!

11:44, 04/10/2021
A+ Aa A-

Me një pamje të zymtë mortore që nuk e kishim parë që nga fillimet e pandemisë, kryeministri Edi Rama doli pasditen e të dielës në ekran dhe iu prishi ditën e pushimit shqiptarëve, duke i paralajmëruar për një apokalips të ri ekonomik.

Këtë herë foli për një krizë energjitike të madhe, duke synuar të legalizojë atë që prej kohësh kishte nisur, rritjen galopante të çmimeve bazë për çdo familje. Nga energjia, nafta, gazi e deri te shporta bazë e ushqimeve.

Për të justifikuar këtë falimentim të shtetit që drejton dhe pasi nuk ka bërë asnjë rritje domethënëse rrogash e pensioneve gjatë këtyre 8 viteve, Rama po tenton që ta kalojë fajin në një situatë globale dhe gjeo-politike që po sjell edhe në Shqipëri këtë krizë të madhe.

Në këtë kontekst përmendi 2-3 shtete që po rrisin çmimet e karburanteve, mes të cilave edhe Britaninë e Madhe.

Por po ditën e diel kryeministri Boris Johnson tha se problemet me krizën energjitike janë të përkohshme dhe lidhen me daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Nëse iu hedh një sy të shpejtë mediave më të mëdha, atyre të specializuara dhe çdo informacioni vjen nga shumica e vendeve në Europë dhe në botë, rezulton se është e vërtetë që po hasen problematika me burimet dhe furnizimet energjitike, por sipas ekspertëve nuk kemi të bëjmë me “qametin” siç thotë Edi Rama.

Këto efekte kanë të bëjnë më shumë me nisjen e  kufizimeve të përdorimit të karburanteve në kuadër të planit kundër ngrohjes globale nga ana e vendeve të mëdha industriale dhe as që bëhet fjalë, për një apokalips që prek situatën bazë të familjeve në ato vende.

Edhe shtetet fqinje me ne, nuk kanë ngritur ndonjë alarm të përmasave që na tregoi Edi Rama mbrëmë. As në Italinë që përmendi, nuk e kemi parë kryeministrin të dalë e të paralajmërojë “qametin” deri verën e vitit që vjen.

Kryeministri Edi Rama ka shumë të drejtë kur thotë se vendi ynë do të zhytet në kolaps energjetik e ekonomik, por kjo është paralajmëruar prej kohësh dhe shkaku është vetëm brenda qeverisë së tij. Fakt që jo vetëm nuk e ka pranuar, por përkundrazi e ka quajtur vendin si lider në këtë drejtim.

Pyetja është se përse ai po parapërgatit shqiptarët për një fatkeqësi të re, të cilën në mënyrën më absurde e krahason me tërmetin dhe pandeminë e Covid-19?!

Kujtojmë se tre ditë më parë, Top Channel lajmëroi me bujë se kryeministri shqiptar, Edi Rama, i kishte befasuar të pranishmit në një konferencë botërore në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara ku deklaroi se, “Shqipëria ka nisur të reformojë sektorin e energjisë elektrike që prej vitit 2014 dhe se brenda një dekade pret që të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë”.

'Jemi të përqendruar në diversifikimin e energjisë. Qeveria do miratojë planin e ri në përputhje me agjendën e komunitetit të energjisë. Shqipëria pret që brenda kësaj dekade të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë', tha Rama duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Në atë konferencë nuk u fol për ndonjë krizë globale energjitike që dhe aq më pak, se ajo mund të prekte edhe Shqipërinë, ndaj Rama e shijoi euforinë dhe fiksimin e tij, për të rënë në sy në rang ndërkombëtar.

Por vetëm 48 orë më vonë “papritur” këtë herë për arsye të brendshme dhe një kolapsi që ka kapur financat, ai iu paraqiti shqiptarëve një prognozë horror në këtë drejtim, duke e quajtur këtë viti dhe atë që vjen, edhe më të rëndë se tërmeti dhe pandemia!

Nënteksti ishte i qartë: Shumë shpejt vendi do të përfshihet nga rritje çmimesh marramendëse në çdo drejtim, duke nisur nga gjërat më bazike si energjia, karburantet dhe ushqimet.

Pas tij doli edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili në vend që tu shpjegonte shqiptarëve se ajo që paralajmëron Rama është pasojë e keq-menaxhimit dhe sidomos “gjakderdhjes financiare”, (siç e ka quajtur Ditmir Bushati), u vetë-ofrua që të “bashkë-qeverisë” për të shpëtuar shqiptarët.

E vërteta është se kemi të bëjmë me një falimentim ekonomik dhe financiar të një shteti kleptokrat e oligark, i cili është zhytur në borxhin më të madh që ka njohur ndonjëherë një vend në Europë.

E vërteta është, se sistemi i prodhimit, shpërndarjes dhe menaxhimit të energjisë në vendin tonë prej kohësh është kthyer në një nga bizneset më korruptiv dhe një makineri gjigante që prodhon para në favor të klientëve, zyrtarëve dhe blerjes së votave sa herë që ka zgjedhje.

Prej vitesh blihet energji mbi çmimet e tregut botëror dhe nga klientë të preferuar dhe të dyshimtë, në shuma qindra milion euro.

Ndaj edhe drejtuesit shpërblehen, duke u bërë deputetë dhe me poste në parti.

Nga ana tjetër, Shqipëria, edhe pa u shpikur papritur kjo krizë apoliptike nga Edi Rama, kanë qenë kampione në Ballkan për çmimet që paguajnë për energjinë dhe karburantet, edhe pse kanë pagën mesatare më të ulët.

Kështu familjet shqiptare e paguajnë energjinë më shtrenjtë se vendet e tjera të rajonit sipas Eurostat, që ka publikuar së fundmi statistikat për çmimin e energjisë për familjarët.

Sipas Eurostat, një familje shqiptare e paguan energjinë 0.0778 euro për kilovat orë. Kjo tarifë është më e shtrenjtë sesa Bosnjë Hercegovina (0.0728 euro për kilovat orë), Maqedonia e Veriut (0.0669 euro), Serbia (0.0551 ero), ndërsa më e lira në rajon është Kosova (0.0528 euro për kilovat orë). Të dhënat për malin e Zi mungojnë. Ballkani në tërësi e ka energjinë për familjarët më lirë se shtetet e Bashkimit Europian. Kujtojmë se mesatarja e Bashkimit Europian është 0.1312 euro për kilovat orë, por të mos harrojmë se pagat janë rreth 10-fish më të larta se në vendin tonë.

Nuk ka krizë globale të energjisë, madje as këtu brenda në Shqipëri. Thjesht makutëria dhe grabitja marramendëse edhe në këtë sektor, më në fund po shpërthen si një bombë e pakontrolluar dot më!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku04/10/2021 15:59

Vitin tjetër, mbas shkërdhimit të buxhetit për të blerë (vjedhur) zgjedhjet lokale, do shpërthejë vullkani i Malit pa Gropa, një fatkeqësi natyrore më e madhe se tërmet damjani dhe pandemi manastirleshi. Por me udhëdhjerjen e udhëdhjerësit global E Drama, me ndihmën e pakursyer të Lulush Dumrave, do ti bëjmë ballë asaj fatkeqësie duke ngrënë bar (populli) por ama nuk do të dorëzohemi…. sepse do arratisemi.

Latif Paja04/10/2021 14:08

Keshtu eshte kur e ke mendjen me zhgarravit letra dhe me mendu me shume ca atletesh apo brekushesh duhen vesh neper Samite se sa me degju se cfare thuhet. Krizat energjitike jane paralajmeru ketu e sa vjet me pare po tani u kujtu ky karafil. Qe ska bere asnje investim modern ne sektorin energjitik. Po mesa duket po e ben si me plehrat. Se dhe atehere skandal me plehrat neper rruge dhe fap vodhi sa desh me inceneratoret.

Shto koment

Denonco